Zgjohemi prej alarmit, por në të vërtetë duhet të ndjekim ritmin cirkadian për të fjetur dhe për të jetuar mirë
I kemi dhënë shumë pak rëndësi gjumit derisa u sqarua korrelacioni midis mungesës së gjumit dhe shumë problemeve shëndetësore, të tilla si sëmundjet e zemrës, mbipesha dhe ankthi.
Deri në mesin e viteve 1990, ritmi i jetës ishte më i thjeshtë: puna mbaronte kur dilje nga zyra, dyqanet mbylleshin të dielave, ideja për tu lidhur vazhdimisht as që çohej nëpër mend. Pastaj, shpejt, vetë ideja e një gjumi të mirë 8-orësh u bë një legjendë ekstravagante.
Në Angli, njerëzit flenë mesatarisht 6 orë e gjysmë, por shumica flenë vetëm 6, gjithashtu ekziston një përqindje prej 7% që flenë vetëm 3 orë çdo natë. Drita artificiale, teknologjia, udhëtimet ajrore janë armiq të procesit natyror që ne e quajmë gjumë. Ne jemi krijesa jashtëzakonisht dhe lehtësisht të përshtatshme, por nuk mund të vazhdojmë me këto ritme për një kohë të gjatë.
Ritmi cirkadian është një cikël 24 orësh i menaxhuar nga ora e trupit tonë.
Kjo orë e jona, duke vepruar nga thellësitë e trurit, rregullon:
- Modelet e gjumit dhe të ushqyerit;
- Prodhimin e hormoneve;
- Rregullimin e temperaturës së trupit;
- Gjendjen shpirtërore dhe tretjen;