-0.4 C
Pristina
spot_img

Spotify ka lancuar një bibliotekë prej 150 mijë “audiolibrash”

Date:

Share:

Testimi i kësaj nisme, e cila do të zgjerohet në SHBA më vonë këtë vit, ofron 15 orë akses në shërbim çdo muaj, që është ekuivalente me rreth dy “audiolibra” me gjatësi mesatare – por, për ta shfrytëzuar këtë mundësi duhet të jesh një përdorues Premium i aplikacionit Spotify.

Gjigandi i transmetimit po kërkon të ndërtojë në bazën e tij të abonentëve prej 220 milionë, pasi vitin e kaluar kishte paraqitur plane për të marrë një miliard përdorues deri në vitin 2030 dhe për të arritur 100 miliardë dollarë të ardhura vjetore, shkruan Daily Mail.

Duke njoftuar veçorinë e re të librit audio, Spotify tha: Ne besojmë se ofrimi i muzikës, “podkasteve” dhe “audiolibrave” të personalizuar në një platformë të vetme ju jep një mënyrë superiore për t’u lidhur me artistët, krijuesit dhe autorët tuaj të preferuar—të gjitha në një vend.

“Jo vetëm që mund të dëgjoni disa nga veprat e autorëve tuaj të preferuar, por gjithashtu mund të dëgjoni podkaste ku fansat analizojnë detajet më të vogla të një historie dhe gjejnë kuptimin e fshehur në çdo fjali, pa u larguar nga aplikacioni”, tha ai.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img