29.7 C
Pristina
spot_img

Statistikat: Mbi 80% e familjeve në Kosovë kanë përdorur drurin si lëndë djegëse për ngrohje

Date:

Share:

ASK: Mbi 80 për qind e familjeve në Kosovë kanë përdorur drurin si lëndë djegëse për ngrohje.

Mbi 80 për qind e familjeve në Kosovë kanë përdorur drurin si lëndë djegëse për ngrohje kurse rreth 18 për qind e tyre kanë shpenzuar gaz.

Kështu thuhet në raportin “Konsumi i Energjisë në Ekonomi Familjare, 2022“, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) duke shtuar se mesatarisht ngrohen rreth 52.67m2 për ekonomi familjare.

“Sa u përket lëndëve djegëse, dru zjarri ishte më i përdorur gjerësisht me një mesatare të përdorur në 82.33 për qind të ekonomive familjare. Po ashtu, vend të konsiderueshëm merr edhe GLN (gazi) me 17,8 për qind”, thekson raporti, shkruan Telegrafi.

Sipas ASK-së, territori i Kosovës mbulohet 100 për qind me energji elektrike.

“Territori i Kosovës mbulohet 100 për qind me energji elektrike, ndërsa për ngrohje përdoret dru zjarri në mesatare të 82.33 për qind të ekonomive familjare”, shton ASK-ja.

Konsumi i energjisë nga ekonomitë familjare | Burimi: ASK
Në fund të raportit thuhet se mbi 4 për qind e ngrohjes është siguruar nga sistemet qendrore.

“Analizat e energjisë dhe lëndëve djegëse të konsumuara (sipas numrit të amvisërive) treguan se energjia elektrike është përdorur në 100 për qind të ekonomive familjare, 4.19 për qind nga ngrohja e blerë nga sistemet e ngrohjes qendrore”, përfundon raporti.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

5 Faktorët kryesorë që e bënë perëndimin fuqinë më të madhe botërore

Zhvillimi gati i pabesueshëm ekonomik dhe kulturor i Perëndimit është një fenomen që ka intriguar historianët, ekonomistët dhe filozofët për shekuj. Pse Evropa dhe...

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” e Max Weber [Përmbledhje në një shkrepje]

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” është një nga veprat më të njohura të sociologut gjerman Max Weber, botuar për herë të parë në...
spot_img