14.1 C
Pristina
spot_img

Sulmet e mundshme kibernetike – Bankat të përgatitura me teknologji të avancuar e staf të trajnuar

Date:

Share:

Shoqata e Bankave të Kosovës dhe Shoqata Shqiptare e Bankave kanë organizuar Forumin “Siguria Kibernetike në Industrinë Bankare”, raporton Ekonomia Online.

Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, ka theksuar se bankat kanë investuar në teknologjinë e fundit, kanë trajnuar stafin dhe kanë hartuar politika të sigurisë kibernetike.

Ai tha se për të identifikuar e parandaluar rreziqet nga sulmet kibernetike kanë themeluar Komitetin e Sigurisë Kibernetike, që sektori bankar të jetë i përgatitur mirë në mënyrë adekuate dhe për t’u përgjigjur kërcënimeve të tilla

“Siguria kibernetike si sfidë komplekse na kërkon të jemi të kujdesshëm dhe të përgatitur për të përballuar këto rreziqe. Në sektorin bankar ky është një sfond i rëndësishëm për të gjitha aktivitetet tona. Për të ndërtuar një mbrojte të mirë kibernetike, bankat kanë investuar në teknologjitë e fundit, në trajnimin e stafit dhe hartimin e politikave të sigurisë kibernetike”.

“Duke marr parasysh këta faktorë, Bordi i Shoqatës së Bankave, këtë vit ka vendosur të themelojë Komitetin e Sigurisë Kibernetike, ku qëllim kanë identifikimin dhe në mënyrë proaktive t’i parandalojë rreziqet e sulmeve kibernetike, duke siguruar që sektori bankar të jetë i përgatitur mirë në mënyrë adekuate dhe për t’u përgjigjur kërcënimeve të tilla”, u shpreh Balija.

“Aktivitet e ndërgjegjësimit që janë shumë të domosdoshme për publikun dhe për përdoruesit bankar, ka qenë një prej aktiviteti kryesor të këtij Komiteti”, tha tutje Balija.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, tha se digjitalizimi ka ndikuar në përmirësimin e qasjes në shërbime dhe në cilësinë e tyre, raporton EO.

“Jemi dëshmitar të kohës se sistemi financiar po ndryshon mjaft shpejtë dhe po transformohet. Digjitalizimi në njërën anë ka ndikuar në përmirësimin e qasjes në shërbime dhe në cilësinë e tyre, gjë që në fushën e pagesave, shërbimet janë duke u realizuar pandërprerë dhe të disponueshme botërisht. Por, në anën tjetër, edhe rreziqet kryesore që lidhen me paraqitjen e teknologjisë së informacionit që mundëson shërbimet bankare dhe financiare kanë shënuar rritje, dhe përbëjnë një kërcënim për t’u trajtuar me kujdes. Ato përfshijnë rrezikun strategjik e reputacional, rrezikun operacional, rreziku kibernetik dhe rreziku e pajtueshmërisë. Kërcënimi kibernetik vazhdon të evoluoje dhe të bëhet më kompleks në mesin e dixhitalizimit të vazhdueshëm, rritjes së varësive nga palët e treta dhe tensionet gjeopolitike”.

“Prandaj, forcimi i sigurisë kibernetike në sektorin financiar është një prioritet për stabilitetin financiar, dhe jo vetëm. Impakti i tij shkon deri tek siguria kombëtare. Republika e Kosovës përmes Strategjisë Kombëtare të Sigurisë ka përcaktuar përgjegjësitë dhe detyrat e institucioneve për sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën kritike”.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img