14 C
Pristina
spot_img

Termokos ka zgjeruar rrjetin në tetë lagje e janë kyçur 40 mijë qytetarë, gati për tetor

Date:

Share:

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Termokosi ka zgjeruar dhe rehabilituar rrjetin e tetë lagjeve të kryeqyteti.

Sipas Ramës, gjatë muajve të fundit janë kyçur 40 mijë qytetarë në rreth 9 mijë njësi të reja banimi.

“Gjatë këtyre muajve kemi kyçur 40,000 qytetarë në 8,900 njësi të reja banimi. Kemi zgjeruar, rehabilituar dhe densifikuar rrjetin në 8 lagje të Kryeqytetit. Mati 1, Arbëri, Dodona, Ulpianë, Qendër, Dardani, Bregu i Diellit, Qafa”, ka njoftuar Rama.

Ai ka shtuar se janë bërë të gjitha përgatitjet që gjithçka të fillojë në muajin tetor.

“Përgatitjet janë bërë që gjithçka të fillojë si duhet në tetor. Kyçjet e reja do të kontribuojnë në kursim të energjisë dhe ruajtjes së ambientit në mënyrë që të kemi një Prishtinë sa më të gjelbër”, ka përfunduar ai.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” e Max Weber [Përmbledhje në një shkrepje]

“Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” është një nga veprat më të njohura të sociologut gjerman Max Weber, botuar për herë të parë në...

5 Faktorët kryesorë që e bënë perëndimin fuqinë më të madhe botërore

Zhvillimi gati i pabesueshëm ekonomik dhe kulturor i Perëndimit është një fenomen që ka intriguar historianët, ekonomistët dhe filozofët për shekuj. Pse Evropa dhe...
spot_img