Faza “pas” e orientuar drejt klientitNë këtë fazë kemi të bëjmë me klientë, individë të cilët pëlqejnë markën tonë dhe që kanë blerë të paktën një herë.Tani do t’i kthejmë ata në adhurues duke iu falur një përvojë të një niveli të lartë, do të gjehen mënyra të reja për të bërë biznes me ta dhe do të jemi në gjendje t’i bindim ata që të rekomandojnë shërbimin/produktin tek të tjerët.Qëllimi është të shtyjmë klientët që t’i besojnë kompanisë sonë edhe më shumë, për të blerë më shumë dhe për të krijuar një cikël rekomandimesh.Sigurojmë një përvojë të nivelit të lartë.Kur klientët bëhen adhurues, nuk ka nevojë për marketing masiv për t’i bindur ata të blejnë, mendoni thjesht për Apple-n. Disa elementë të rëndësishëm për të sjellë një përvojë të nivelit të lartë:
- Ofrimi jo vetëm i asaj që klientët duan, por edhe ato që u nevojiten, duke i ndihmuar të arrijnë rezultate me produktin e sapo blerë. Për shembull, mund të shesim vitaminën më të mirë në botë, por duhet ta bëjmë të ëmbël, në mënyrë që të hahet lehtë.
- Përdorimi i teknologjisë për të eleminuar fërkimet dhe për t’i bërë shitjet më të lehta dhe më të shpejta.
- Ruajtja e qëndrueshmërisë në nivelin e shërbimit/produktit të ofruar, duke krijuar një sistem procesesh që duhen ndjekur për të ruajtur qëndrueshmërinë e shërbimit në të gjitha degët.