-3.4 C
Pristina
spot_img

The 1-Page Marketing Plan (Plani 1-faqësh i marketingut) – Allan Dib

Share:

Konvertimi i lead-eve në klientë.

Kur fitohet besim i mjaftueshëm dhe demonstrohen vlera, lead-et janë gati të bëhen klientë dhe të blejnë produktin/shërbimin. Mungesa e besimit është pengesa kryesore që parandalon shitjet. Hapi i parë për të thyer këtë barrierë është të pozicionohemi si ekspert në fushën tonë.

Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke shfaqur interes ndaj edukimit dhe krijimit të vlerës më tepër sesa thjesht shitjes. Një teknikë tjetër efektive për të krijuar besim është ofrimi i garancive specifike të adresuara për frikën që kanë kandidatët në lidhje me transaksionin.

Shembull: nëse flasim për fushën e dezinfektimit, mund të garantojmë që do të pastrojmë shtëpinë nga insektet përgjithmonë, pa përdorimin e kimikateve dhe duke e lënë shtëpinë të pastër dhe të rregullt. Nëse konsumatori nuk është i kënaqur, mund të kërkojë një rimbursim të dyfishtë të shumës totale të shpenzuar.

Disa elemente për të prezantuar markën tuaj në një mënyrë më profesionale dhe në një mënyrë që ngjall besim:

  • Krijimi i një faqeje në internet duke i kushtuar vëmendje dizajnit dhe duke u siguruar që ai ka detaje kontakti të tilla si adresa dhe numri i telefonit, dhe një politikë privatësie së bashku me kushtet e përdorimit.
  • Mos përdorimi i një adresë të përgjithshme email si hotmail ose gmail, por përdorimi i domeinit të kompanisë, të tillë si [email protected].
  • Përdorimi i një numri pa pagesë mund të japë një perceptim të aksesit më të thjeshtë për kompaninë.
  • Vendosja e një shërbimi ndaj klientit.

Elementet për të promovuar shitjet:

  • Ofrimi i mënyrës së preferuar të pagesës për klientin.
  • Ofrimi i mundësisë për të provuar produktin përpara se të blihet;
  • Në vend që të ofrohen zbritje, mund të rritet vlera e ofertës duke përfshirë më shumë bonuse.

━ të ngjashme si kjo