Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Zona e Parehatisë
Përmbledhje Libri
Çfarë ka në këtë libër për mua? Zotëroje frikën në mënyrë që ta jetosh jetën plotësisht.
A mendon ndonjëherë si do të ishte jeta nëse frika nuk do të të mbante pas. Ndoshta do ta ndiqje atë kurs aktrimi që të gjithë të thonë se nuk është praktik, ose ndoshta do të udhëtoje drejt cakut të ëndrrës tënde vetëm. Ose ndoshta do të merrje guximin tia pranoje dashurinë një personi të veçantë dhe ta gjesh veten në një pozitë shumë ndryshe. Frika na frenon shumicën prej nesh në baza ditore. Ajo ndjenjë e parehatshme ndizet në barkun tonë dhe instikti na thotë të ikim. Por gjithë çfarë frika bën është se e frenon potencialin tonë. Jetojmë brenda sigurisë së ‘’të njohurës’’, shumë të frikësuar për të hulumtuar aftësi të reja, mundësi, apo njerëz që mund ti sjellim në jetët tona. Kjo është sidoqoftë, një mënyrë për tu liruar nga kufizimet e bazuara në frikë-dhe nuk është ekskluzivisht, për të guximshmit apo të pakujdesshmit. Për ta mundur frikën dhe përqafuar jetën tënde plotësisht, duhet të mësosh të jesh rehat me parehatinë.
Në këto pulsime do të zbulosh:
- Si mendimi vlerësues është i njejtë me seksin;
- Pse parfumet e veçanta e shfaqin guximin;
- Çfarë nuk na tregoi Steve Jobs për ngutjen e suksesshme.
Ideja kyçe 1
Duke e riformuluar frikën tonë, mund ta përdorim atë për ta përmirësuar përformancën tonë.
Mendo për herën e fundit që ke pasur një provim të rëndësishëm. Si je ndier pak para se të uleshe në provim? A ishe e e gatshme ti përgjigjesh secilës pyetje? Apo ke qenë i sëmurë nga stomaku, saqë brengoseshe se mund të kesh harruar të studjosh diçka qenësore dhe fillove ta imagjinosh dështimin e pashmangshëm? Të gjithë ne ju përgjigjemi ndryshe frikërave të parashikuara.
Përderisa disa nga ne e mirëpresin shpejtësinë e adrenalinës që një situatë sjellë, shumë-nese jo shumica prej nesh-bëjnë panikë. Panika i nxit të gjitha përgjigjet fizike, nga marramendja deri tek nevoja për banjo dëshpërimisht. Nëse tërë kjo tingëllon e njohur, mos u brengos. Duke mësuar si ti riinterpretosh përgjigjet fizike të sfidave tua, ti mund ta shndërrosh veten nga një i shqetësuar në një luftëtar.
Mesazhi kyç këtu është:
Duke e riformuluar frikën tonë, ne mund ta përdorim për ta përmirësuar performancën tënde.
Ata pjesëmarrës të zjarrtë provimesh, të bindur në suksesin e tyre, janë në atë që quhet gjendje sfide. Pak sikur kokat e stresuara, trupat e tyre të përshkuar me adrenalinë kur ballafaqohen nga stresi. Por në vend se ti interpretosh pëllëmbët e tyre të djersitura dhe rrahjet e shpeshtuara të zemrës si shenja që ata janë gati të dështojnë, i shohin ata sikur trupin e tyre duke u përgaditur për një betejë që do ta fitojnë. Derisa e paramendojnë suksesin e tyre, e shpërblimit në aktivitetet e trurit të tyre, gjë që e zvogëlon frikën. Kjo rezulton në rritje të niveleve të oksigjenit në gjakun e tyre, ashtuqë ata të mund të marrin veprime të shpejta të besueshme.
Lajmi i mirë është se të gjithë ne mund të përfshihemi në gjendje sfiduese dhe ti përgjigjemi stresit pozitivisht. Për ta bërë këtë gjë, gjeje kohën para ngjarjes tënde të ardhme që do vjen dhe vizualizo sa mirë do të performosh në të.
Për shembull, nëse ke një intervistë pune, imagjinoje veten të veshur për të lënë përshtypje. Shihe veten duke përshëndetur intervistuesin tënd me vetëbesim, dhe fotografoje veten qetësisht dhe me zë duke u përgjigjur në çdo pyetje. Përsërite këtë praktikë sa më shumë të jetë e mundur para ngjarjes. Do të të ndihmojë të ndihesh në kontroll dhe ta mbash frikën larg. Kushtoi vëmendje mënyres se si i flet vetes tënde poashtu. Zëvendësoje çdo mendim negativ me një pozitiv.
Në vend se ti thuash vetes se je bërë për të dështuar, jepi zemër vetes! Atletët e kanë përdorur këtë për ti menagjuar nervat para garës me vite, dhe funksionon! Sa më shumë që praktikon, më e lehte do të jetë të hysh në gjendje sfide. Sapo të jesh ritrajnuar për mënyrën se si i interpreton përgjigjet fizike të frikës, do të jesh më rehat për ta hedhur veten në ato sfida nerva ndjellëse.
Poashtu, ti do të jesh në një pozitë më të fortë për të ardhur me nje plan BA nëse ke nevojë për të. Dhe këtë gje do ta zbulojmë më shumë në pulsimin e ardhshëm.
Ideja kyçe 2
Nivelin e suksesit tonë e përcakton mënyra si i menagjojmë pengesat që na dalin në udhë.
Eric Underwood është një nga valletarët më të suksesshëm të këtij shekulli. Ai ka vallëzuar me Teatrin Balet Amerikan dhe ishte i pari solo vallëtar i ri në Baletin Mbretëror të Londrës.Talenti i Underwoodit ishte edhe më mbreslënës, duke e marrë parasysh faktin se ai nuk filloi të vallëzojë derisa i mbushi 14 vjet. Kjo i bie një dekadë më vonë sesa në rastet e shumicës së profesionistëve. Dhe nuk ishte një dashuri për Liqenin Swan që i frymëzoi ëndrrat e tij artistike. Ishte dëshira e tij për të ikur nga Washingtoni i vështirë, lagjja DC në të cilën u rrit. Vallëzimi nuk ishte as zgjidhja e tij e parë.
Kur shkolla e arteve skenike nxjerri një thirrje për studentë të rinjë, Underwood siguroi një audicion aktrimi. Por në ditën e paraqitjes, Underwood u ngulfat në gjysmë të saj. Përderisa kjo mund të ketë qenë shkatërruese për disa, ai ishte i vendosur ta sigurojë një vend në shkollë. Derisa po largohej, ai dalloi një grup balerinash duke u ngrohur para paraqitjes së tyre të vallëzimit. Underwood guximshëm i tregoi testueses se ai mund të bënte çdo gjë që ajo do ti tregonte, edhepse ai s’kishte bërë asnjë orë vallëzimi në jetën e tij. Dhe ja vlejti! Eric Underwoodit ju ofrua një vend në shkollë.
Duke qëndruar i fokusuar në qëllimin e tij, Underwood pati luftuar zhgënjimin e tij fillestar dhe erdhi me një strategji të re kur e para nuk funksionoi.
Mesazhi kyç këtu është: Nivelin e suksesit tonë e përcakton mënyra se si i menagjojmë pengesat që na dalin në udhë.
Ata nga ne që nuk janë të qëndrueshëm si Underwwod zakonisht i përdorin një nga tri strategjitë për ti shmangur pengesat. Ta kuptosh cilën strategji ta parazgjedhim mund të na ndihmojë ti shtyejmë vetet tona kur hasim në tatëpjeta. Strategjia e parë është ti shmangesh të gjitha pengesat. Kjo nënkupton që nuk arrijmë asgjë sepse ne heqim dorë shumë shpejtë. Njerëzit e tjerë mund ta fajësojnë vetë pengesën për dështimin e tyre, në vend se të reflektojnë në rolin që ata vetë kanë luajtur në rezultat. Për shembull, Underwwod mund ta ketë fajësuar jurinë e audicionit për të qenit diskriminuese dhe frikësuese. Në vend të kësaj, ai e mori përgjegjësinë për situatën e tij dhe gjeti një rrugë alternative drejt qëllimit te tij.
Strategjia prfundimtare shtë të krijosh pengesa të vogla, ashtu që asnjëherë nuk kemi nevoje ta sfidojmë vetëveten. Për shembull, mund ti themi vetes se nuk mund ta bëjmë atë prezantim pune sepse nuk kemi Power Point. Kur bëjmë kështu, ne e kufizojmë veten dhe mundësitë tona shumë keq.
Të trija strategjitë shmangëse na ndalojnë nga testimi i plotë i guximit tonë. Sikurse Underwood, ne asnjëherë nuk e arrijmë potencialin tonë sepse nuk i kemi tejkaluar pengesat. Por nëse e kuptojmë se si t’ju përgjigjemi sfidave me të cilat përballemi, ne jemi në pozitë më të mirë për ta ndryshuar mënyrën se si reagojmë ndaj tyre. Dhe me shpresë, sikur Underwoodi 14 vjeqar, do të gjejmë një mënyrë për ta kaluar çdo pengesë.
Ideja kyçe 3 Tejkalimi i traumës mund të sjellë ndryshime pozitive në jetët tona.
Në 7 korrik 2005, Sajda Mughal ishte vonë për punë. Për ti bërë gjërat edhe më keq, stacioni i saj lokal i metros në Londrën Veriore ishte mbyllur. Ajo vrapoi për tek stacioni tjeter, vetëm për ta gjetur platformën të mbushur me udhëtarë. Dy vitet e fundit, ajo kishte udhëtuar në ulëset e përparme të metros çdo mëngjes. Por sot, ajo e la turmën ta bartte atë në mes të tij. Dhjetë minuta më vonë, kishte një shpërthim të madh. Dritat u ndalën, dhe tym i dendur e mbuloi trenin. Mughal mendoi se treni doli nga binarët dhe ishte e bindur se do të vdiste. Më vonë, ajo e kuptoi se 26 njerëz në trenin e saj ishin mbytur nga nje bombë vetëvrasese. Shumica e tyre ishin në ulëset e përparme. Kjo ngjarje mjaft traumatizuese e ndryshoi rrugën e jetës së Mughalit përgjithmonë-bashkë me dhimbjen, i solli asaj zhvillim dhe kuptim të jashtëzakonshëm.
Mesazhi kyq këtu është: Tejkalimi i traumës mund të sjellë ndryshim pozitiv në jetët tona.
Shumica prej nesh përjetojnë trauma në një pike të caktuar të jetëve tona. Ne e humbim një të dashur tonin, një lidhje domethenëse përfundon, apo dështojmë ta realizojmë një ëndërr. Meqenëse këto ngjarje na thejnë zemrën, është e natyrshme ti shohim ato negativisht. Por ky është vetëm një nga aspektet e traumës.
Në mes të viteve 1990 shkenctarët Richard Tedeschi dhe Lawrence Calhoun from Universiteti i Karolinës Veriore identifikuan një fenomen të cilit ju referuan si zhvillim post-traumatik-aty ku trauma frymëzon rezultatet pozitive. Derisa Mughal vuajti shumë nga horrori që përjetoi, përvoja e saj me 7 korrik e ndryshoi përjetësisht pikëpamjen mbi jetën. Ne vend se të mbetej në dhimbjen e saj, Mughal e pyeti veten pse 4 meshkuj të rinjë pas sulmit ishin bërë terroristë. Ajo pyeti veten çfarë do të mund të bënte për të parandaluar një tjetër sulm. Kjo e frymëzoi atë ta themelojë trustin JAN, një bamirësi që ju flet të rinjëve për kufinjtë e radikalizmit.
Përpos të folurit me urrejtje dhe kërcënimet për vdekje, Mughal është motivuar nga rëndësia e luftimit të ekstremizmit nga ana e saj; ajo i ka dhënë kuptim traumës së vet. Mund ta përdorësh strategjinë e njëjtë për ta kaluar traumën tënde. Fillo duke hulumtuar atë që ndodhi, ose përmes ditarit, ose duke folur rreth ngjarjes. Duke bërë kështu, do të të duhet ta ritakosh dhimbjen tënde. Por përfundimisht, do të të ndihmojë të shërohesh. Pastaj, bëji vetes pyetje se pse ndodhi ajo ngjarje. Kjo do të të ndihmojë ti vendosësh gjërat në një kontekst më të gjerë. Me kohën, këto strategji do të të ndihmojnë ta kuptosh traumën tënde dhe ti sjellësh vetes tënde edhe më shumë paqe.
Ideja kyçe 4
Për ta arritur potencialin tonë të plotë, ne duhet të heqim dorë nga të qenit perfekt.
Presioni shoqëror. Shumë nga ne e përjetojnë atë rregullisht. Qoftë kur jemi duke u bërë gati për të kënduar ne karaoke, apo duke i treguar dikujt se si ndihemi, ose duke aplikuar për një punë-të gjithë vdesim për të lënë përshtypje. Nuk mund ta shamngim këtë! Dëshira për të qenë të pëlqyer është e lindur brenda nesh. Kjo dëshirë na ka ndihmuar të mbijetojmë në kohën kur kemi jetuar në fise dhe jemi mbështetur tek njëri tjetri për nevojat tona bazike.
Por tani, presioni shoqëror na ka shkërmoqur. Ne ose e lodhim veten duke u munduar të jemi një ideal joreal me të cilin jemi ushqyer kulturalisht dhe përmes meiave sociale. Ose ne thjeshtë nuk mundohemi të provojmë të bëjmë asgjë të re sepse frikësohemi shumë për të qenë më pak se perfekt. Kjo nënkupton se ne asnjëherë nuk e zbulojmë kapacitetin tonë të plotë potencial.
Mesazhi kyç këtu eshte: Për ta arritur potencialin tonë të plotë, ne duhet të heqim dorë nga të qenit perfekt.
Pra si e tejkalojmë mendësine dobësuese të përsosurisë shoqërore? Së pari, ne mund ta vendosim besimin tonë në kërkim shkencor. Studimet psikologjike kanë treguar se ne e mbivlerësojmë shpesh se çfarë mendojnë të tjerët për ne, duke filluar nga 50 centi! Kjo është e vërtetë-njerëzit janë duke menduar vetëm për ty, përgjysmë sa je duke menduar ti për ta. Pse? Ata janë shumë të zënë me vetëveten. Ky quhet efekti i vëmendjes.
Fillimisht nënkupton të jesh dy herë më shumë i pranishëm, i zëshëm dhe tregues sa zakonisht je, dhe askush nuk do ta vërejë. Ky kundërhelm i dytë më i fuqishëm për përsosurinë shoqërore nënkupton ti kalosh frikërat e tua. Ne shpesh mundohemi ti injorojmë ato, ose ta ndalim të folurit negative duke i thënë vetes thjesht ‘’kaloje atë’’!
Por gjithë kjo i shtyp frikërat tona, i bën ato më keq, dhe na ben të ndihemi në turp. Ironikisht, kur i tregojmë një shoku të besueshëm se po frikësohemi, ne në fakt bëhemi më të fortë. Duke ndarë diçka, ne shpesh e kuptojmë se shoku unë ka ndjerë të njëjtën gjë në një kohë të caktuar, gjë që na bën të ndihemi më pak vetëm. Ose më mirë se aq, ne e kuptojmë se e kemi keqkuptuar vetëveten.
Për shembull, ti mund ti tregosh një kolegu sa nervoz ndihesh para një prezentimi, vetëm që ata të të thonë se duhesh më i përgaditur dhe më gati se asnjëherë më parë.
Ndarja e gjërave kërkon guxim, keshtuqë automatikisht nxit gjendjen e sfidës që kemi mësuar më herët. Kjo pastaj na ndihmon të ndihemi më rehat me të qenit të hapur dhe poashtu na motivon për tu marrë me çfarëdo gjëje që e ka shkaktuar frikën tonë.
Ideja kyçe 5
Për të arritur në nivel profesional, ne duhet të kërkojmë mendim vlerësues të rregullt.
Në vitin 2010, Patrick Doyle, u ballafaqua me një krize. Ai sapo ishte bërë CEO i Dominos. Kompania ende po dërgonte pizza më shpejt se asnjëherë. Por ato kishin shije të tmerrshme! Për ta shpëtuar biznesin, Doyle erdhi me një plan radikal. Në një kampanje të quajtur ‘’Pizza Turnaround,’’ ekipi i Doylit incizoi vlerësimet therëse të konsumatorëve-dhe i vendosi ato në Televizion! Pastaj, me recetat e reja në vend. Doyle transmetoi të njëjtit konsumatorë duke bërë pizza të reja. Ishte një strategji e rrezikshme, por ai kishte besim se ai mund ti zbatonte me sukses vlerësimet e konsumatorit. Dhe ai kishte të drejtë! Konsumatorët i donin picat ereja dhe ju dhanë atyre komente të shkëlqyera. Brenda tre muajve, shitjet e Dominos dhe çmimet e picave të përbashkëta u ngritën lart.
Mesazhi kyq këtu është: Për të pasur sukses në profesion, duhet të kërkojmë mendim vlerësues të rregullt.
Pranimi i mendimit vlerësues nuk është çdoherë argëtuese. Askush nuk kënaqet kur ia theksojnë dobësitë. Por për të bërë zhvillim personal apo profesional, duhet ta pranojmë se mendimi vlerësues është i rëndësishëm-ndonëse shpesh mjet i parehatshëm. Në një mënyrë, vlerësimi është sikurse dashuria. Nëse e pranon atë nga personi i duhur në kohën e duhur, mund të jetë transformues.
Personi që të jep mendim vlerësues mund të jetë dikush që i beson, dikush i paanshëm që ta mendon me të mirën nga zemra. Autori, Farrah Storr, e quan këtë person trajneri i kujdesit. Ajo takohet me ta çdo disa javë për 30 minuta, në një kafe të zakonshme që e zgjedh vetë. Ajo parapëlqen të takohet në mëngjes, kur ndihet se është në pikën e saj më të fortë.
Krijimi i një hapësirë të sigurtë është e rëndësishme meqenëse edhe kritika me qëllimin më të mirë lehtë mund të keqkuptohet kur je i lodhur apo i stresuar. Per ta trajnuar trajnerin tënd, identifikoje një shok apo një koleg që të njeh personalisht dhe profesionalisht. Meqenëse trajnimi është një lidhje private, është e rëndësishme që të dy të ndiheni rehat. Për të të ndalur në anulimin e planeve në minutë të fundit, përkushtoju një orari të rregullt të takimeve. Përgaditi përafërsisht tri pyetje specifike për secilin sesion. Për shembull, mos kërko thjesht mendim vlerësues për stilin e lidershipit tënd.
Pyet sikur je shumë kokëfortë kur jep kritikë. Do të të ndihmonte poashtu t’ia dërgoje pyetjet trajnerit tënd para se ta takosh, ashtuqë ai të ketë kohë të reflektojë. Dhënia e mendimit vlerësues mund të jetë po aq përballuese sa pranimi i saj, andaj mos harro ti tregosh trajnerit tënd se sa shumë e vlerëson udhëzimin e tyre. Në fund të fundit, për të ndihmuar në arritjen e qëllimeve tua, ai do ta vendos veten vullnetshëm në një pozitë më të parehatshme. Lulet, apo një shishe verë, janë mënyra të bukura për ti treguar dikujt sa mirënjohes je për kohën e tij.
Ideja kyçe 6
Përjetimi i kufizimeve të parehatshme na ndihmon të bëhemi më kreativë.
Edhe gjigantët e filmave i kanë kohët e tyre të vështira. Gjatë filmit Jaws, Stephen Spielberg hasi në një pengesë. Peshkaqeni i tij mekanik nuk funksionoi mirë, dhe riparimi i tij do të merrte javë të tëra! Drejtori 25 vjeqar nuk mund ta përballonte pritjen, kështuqë ai erdhi me një zgjidhje tjetër. Ajo zgjidhje përfundoi duke u bërë një nga skenat më të njohura në histori të filmit. Një karrem gome e lidhur me një skele shpejtonte mbi ujë. Skela thyhet dhe një peshkatar bie në të. Një dërrasë mbi ujë nga skela tërhiqet zvarrë drejt tij, nga brendia e sipërfaqes së oqeanit. Shoku i tij i bërtet atij që të notojë. Ritmi i shpejtuar i rezultatit i bën zemrat të rrahin. Edhepse kjo skenë nuk përfshiu një goditje të vetme të peshkaqenit të Spielbergut, ishte mjaft e tmerrshme për ti mbajtur shumë nga ne jashtë ujit.
Mesazhi kyç këtu është: Përjetimi i kufizimeve të parehatshme na ndihmon të bëhemi më kreativë.
Artistët shumë kohë më parë e kanë kuptuar se kufizimet mund të krijojnë zgjuarsi të shpejtuar. Impresionistët përdornin vetëm penelata. Krijuesit e filmit Dogme xhironin vetëm me kamera dore. Shumë kompani komerciale poashtu i kuptuan dobitë kreative të kufizimeve. Për ta lansuar iPOD-in për Krishtlindje, Apple e prodhoi atë brenda vetëm tetë muajve. Aplikacioni jashtëzakonisht i njohur i njoftimit të qifteve Tinder u krijua në vetëm 3 dite, nga një ekip prej pesë personash. Autori punon më së miri me burime të kufizuara. Kur ajo është në një pozitë të parehatshme, ajo nuk e ka luksin e dyshimit në vete. Kjo e bën atë të guximshme, të vendosur dhe autentikë. Ajo thjeshtë nuk ka kohë per tu brengosur se si do të pranohet puna e saj. Ndonëse mund të duket kontradiktore, të kesh shumë liri në realitet e frenon kreativitetin.
Hulumtuesit në Universitetin e Amsterdamit kanë gjetur se kufizimet e aktivzojnë shtrirjen e përceptimit-apo të menduarit në fotografi të plotë. Kjo mendësi na bën qëllimkërkues. Poashtu bën që shtrirja jonë përceptuese të funksionojë, gjë që na ndihmon të gjenerojmë ide. Por ndoshta ideja më interesante e dalur nga studimi ishte se kufizimet i rritin nivelet e aktivitetit tonë. Kjo nënkupton se kemi më shumë gjasa të vazhdojmë me një projekt kur ai na sfidon. Për ta rigjallëruar një projekt në ngecje, prezanto kufizime. Këtë mund ta bësh duke i ngushtuar afatet tua, duke zvogëluar burimet, dhe duke i dhënë vetes parametra të kufizuar. Kjo do të të detyrojë ti besosh instikteve tua dhe ta bësh punën tënde.
Ideja kyçe 7.
Nëse vërtetë duam të kemi sukses, atëherë duhet të jemi të hapur ndaj dështimit.
Herën tjetër kur të jesh në një department dyqani, shko tek këndi i kozmetikës. Shikoi disa nga brendet më të mëdha. Së paku një do të ketë një produkt ‘’edicion të kufizuar’’ të paraqitur, së bashku me një fletë alumini në mbështjellës për ta bërë atë të duket jashtëzakonisht e veçantë. Parfumet me edicione të kufizuara mund të duken të shtrenjtë, por ata në fakt janë testues tregu. Kompanitë i përdorin ata për të vendosur nëse duhen ta lëshojnë një produkt në treg përgjithmonë ose jo. Kështu veproi Tom Ford me aromën e tij Soleil Blanc. Nëse nuk ishte shitur mirë në periudhën testuese, shumë qetë do të duhej të zhdukej.
Mesazhi kyç këtu është: Nëse vërtetë duam të kemi sukses, atëherë duhet të jemi të hapur ndaj dështimit.
Dështimi bie në dy drejtime. Ka një lloj që shfaqet kur jemi përtacë, të pakujdesshmë, ose të paaftësuar. Dhe pastaj egziston dështimi i mençur që ndodh kur kemi marrë një aventurë në një territor të panjohur për të zbuluar diçka të re. Fatkeqësisht, në kulturën perëndimore bashkëkohore, ne i pikturojmë të dy dështimet me një brushë. Kur e bëjmë këtë, ne harrojmë sa i shpeshtë është dështimi kur ne po i ndezim gjurmët e tij. Ky lloj dështimi nuk nënkupton që jemi të paaftë. Domethënë se ne guximshëm jemi nisur kah e panjohura, pa hartë rruge. Përpjekjet tona të guximshme nuk përfundojnë derisa ta kemi lansuar atë aromë të re apo atë revistë të re. Faza e ardhshme e dështimit të mençur është të mësosh nga ajo që ka shkuar keq, qoftë rënia e tërë produktit tonë apo proceset të cilat kanë nevojë për rafinim.
Për ta kuptuar vërtetë si të përmirësohemi, ne duhet ti ndajmë dështimet tona dhe ta identifikojmë saktësisht çfarë ka shkuar keq dhe pse. Ky mund të jetë aktivitet shqetësues, një që ndodh plotësisht në zonën e parehatisë. Ne duhet ta analizojmë dhe të qesim në pikëpyetje çdo aspekt të projekti tonë, duke përfshirë rolin që kemi luajtur në dështimin e tij. Nuk është argëtuese, kështuqë shpesh e shamangim shkuarjen në detaje. Por nëse mund ta tolerojmë parehatisë dhe objetivisht ti rishikojmë ngjarjet që çuan në dështimin tonë, ne mund të fitojmë urtësi që do të na udhëzojë në rastin tjetër. Shumë njerëz bien në kurthin e fajësimit të të tjerëve për dështimet e tyre. Ti mund ta shmangësh këtë duke u fokusuar në gjërat që kanë shkuar keq, në vend se ta fajësosh dikë tjetër. Duke bërë kështu, nuk do të të ikin kuptimet e vlefshme të pabëra që do të ti ngritin gjasat e suksesit herën tjetër.
Ideja kyçe 8
Përmirësoje shpejtësinë tënde duke e bërë atë të dobishme në të dyja anët.
Steve Jobs ishte i njohur për ngutinë e tij. Si një nxënës i klasës së tetë, ai e thirri Hawlett Packard për ti kërkuar pjesë të mbetura dhe filloi vetë një praktikë verore. Gjatë karrierës së tij, ai i inkurajoi njerëzit për ti nisur gjërat e tyre. Meqenëse shumica e njerëzve nuk pyesin për atë që duan, ai e pa këtë si një ndryshim dallues. Një qëndrim aq i motivuar drejt ngutisë është i mirë nëse je gjeni proaktiv si Jobsi. Por për shumicën nga ne, ngutia mund të jetë shumë e parehatshme. Ne brengosemi çfarë do të thonë të tjerët për ne nëse ju kërkojmë diçka dhe nuk ju ofrojmë asgjë në këmbim. Por ka një teknikë të veçantë që mund ta përdorësh për ta larguar parehatinë dhe për ta veshur ngutinë tënde në atë mënyrë që të duket si nder. Kjo gjë quhet reciprocitet.
Mesazhi kyç këtu është: Përmirësoje aktivitetin tënd duke e bërë atë të dobishëm në të dyja anët.
Sara Blakely është mendja që fshihet pas brendit Spanx. Të brendshmet e saja shtrënguese janë artikulli kryesor tani, por asaj ju desh të punojë shumë për ti vendosur ato në dyçane. Askush nuk interesohej për formën e veshjeve kurreshtare. Kështuqë kur ajo përfundimisht mori një porosi me zingjirin e departamentit të SHBA-ve Neiman Marcus, ajo e dinte që ishte rasti i duhur për të bërë disa shitje të shpejta. Për tu siguruar që do të bënte record, Blakely prodhoi interesin e vet të tregut. Ajo postoi qeqet tek të gjitha shoqet e saj dhe i pyeti ato ti blejnë një palë Spanx. Natyrisht, ato ishin të lumtura për tu përgjigjur. Në fund të fundit, ato përfunduan me një palë të brendshme falas në kembim për mbështetjen e ndërmarrjes së re biznesore të Blakelit.
Ky hulumtim rasti zbulon një aspekt të fuqishëm të ‘’aktivitetit të ngutur’’, një që Jobs e minimizoi kështu: identifikimi i asaj që mund të japësh në këmbim e shndërron kërkesën tënde në një gjest ndihmë. Kjo automatikisht e bën qasjen ndaj cakut tënd më pak shqetësuese prej që aktiviteti i ngutur nuk është me një shitblerje njëdrejtimëshe. Para se të kontaktosh atë, përgadite veten duke hulumtuar cakun tënd dhe se çfarë mund t’ju ofrosh atyre. Mund ta vëresh mungesën e pranisë së tyre në media sociale dhe të sygjerosh se i ke vendosur ate në Twitter. Ose ndoshta mund ti prezantosh atë me një kontakt të dobishëm tëndin. Ji shume i qartë për atë që do të kërkosh në këmbim dhe sigurohu që është diçka realiste. Përfundimisht, kur ta përcaktosh ofertën tënde të ndihmës, bëje atë në mënyrë të zakonshme dhe pozitive. Kjo do të të bëjë të dukesh si dikush bujar dhe i ngrohtë, në vend të një vrapuesi të rrugës në shetitje.
Përmbledhja Përfundimtare
Mesazhi kyç në këto pulsime është:
Është e natyrshme të turpërohesh nga situatat e vështira dhe që na bëjnë të ndihemi parehatshëm. Në fund të fundit, ne e interpretojmë ankthin dhe frikën si shenja paralajmëruese se jemi në rrezik. Por shmangja e përvojave që na bëjnë përkufizojne potencialin tonë, sikurse këto ndjenja që nxiten kur përjetojmë diçka të re ose na thyejnë kufinjtë. Nëse e kuptojmë se këto ndjenja zgjasin vetëm disa momente, ne mund të mësojmë ti tolerojmë ato. Ajo që na pret në anën tjetër të kësaj parehatie është sfida e kënaqshme, ngazëllimi dhe gjithë potenciali jonë.
Këshillë veprimi: Menagjoje parehatinë tënde me Metodën BMD.
Ti mund ta menagjosh BMD-në-apo Momentet e Shkurta të Parehatisë-duke i ndjekur këta tre hapa të thjeshtë. Së pari njihe frikën tënde. Sa më shumë e injoron atë, edhe më dërrmuese mund të bëhet. Pastaj, identifikoje se çfare mund të bësh për tu ndjerë më rehat në atë moment. Ajo mund të jetë diçka sikurse gjetja e një kohe për të menduar rreth një interviste, derisa pi një gllënjkë ujë. Në fund, riformuloje parehatinë tënde duke e parë atë si një shpejtësi adrenalise, jo si një vështirësi e tmerrshme.
Ke ndonjë koment?
Do të donim të dëgjonim çfarë ke për të thënë për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoje një email tek [email protected] me titull të këtij libri si kryetitull dhe ndaji mendimet e tua me ne!
Çfarë të lexosh tutje: Bisedat Vendimtare, nga Kerry Patterson, Joseph Grenny, Ron McMillan and Al Sitzler
Ne sapo kemi hulumtuar se si mund të jesh më rehat me sfida të parehatshme në mënyrë që ta arrish potencialin tënd të plotë dhe ta jetosh jetën tënde më të mirë. Por çfarë nëse ato sfida janë biseda përballese? Si mund ta thuash atë që ke nevojë ta bësh, pa u frikësuar apo mbyllur në vete? Për ta kuptuar si të ngritësh dhe diskutosh tema të rëndësishme në mënyrë produktive dhe pranuese, shikoi këto pulsime ne Bisedat Vendimtare.