-3.2 C
Pristina
spot_img

The Everything Store (Dyqani i gjithçkaje) – Brad Stone

Share:

Mësoni idetë kryesore nga libri i Brad Stone.

The Everything Store
Jeff Bezos and the age of Amazon
(Jeff Bezosi dhe epoka e Amazonit)

Amazon nuk është një sukses i ditëve të sotme vetëm për shkak “të fatit”. Intuita, largpamësia, nervat e hekurta janë vetëm disa nga karakteristikat e shfrytëzuara nga themeluesi i saj, Jeff Bezos, i cili solli një startup të lindur në 1998 për të kapërcyer flluskën dot-com, dhe mbi të gjitha për tu zhvilluar në mënyrë radikale, aq sa për të “vdekur e rilindur” më e fortë çdo herë.

“The Everything Store’’ tregon sesi një librari në internet është bërë dyqani i gjithçkaje, por gjithashtu sesi një projekt vizionar ka nevojë për një themelues të pandalshëm.

Këshilla mjaft të dobishme për:

  • Mësimin rreth gjenezës së Amazon.
  • Tu frymëzuar nga puna e një prej CEO-ve më ambiciozë.
  • Të zbuluar lëvizjet që sollën suksesin e Amazon.

Autori i librit:

Brad Stone është një gazetar Amerikan i diplomuar nga Universiteti Columbia-s, i cili jeton në Gjirin e San Franciskos. Ai punon në Bloomberg News si mbikëqyrës për teknologjinë e lartë, Start up-et dhe trendet globale të informatikës. Që nga viti 2006 ai shkruan edhe për Businessweek-un e New York Times. Botuar në 2013, libri i tij mbi historinë e Amazon dhe themeluesit të tij është përkthyer në 26 gjuhë dhe ka fituar çmimin Financial Times/Goldman Sachs Business Book.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...