“The Everything Store” bazohet në krijimin e një librarie në internet aq të madhe sa lumi më i gjatë në botë
Kur interneti filloi të tregojë potencialin e tij në 1994, një nga kompanitë më sipërmarrëse në Wall Street, DE Shaw (i njohur si DESCO), vendosi të përqendrohej në atë sektor dhe zgjodhi Jeff Bezos, atëherë nënkryetar i kompanisë, për të udhëhequr aktivitetet.
I njohur për intuitat e tij dhe i vendosur për të mësuar nga çdokush, Bezos ishte njeriu i duhur: i saktë, i disiplinuar dhe analitik.
Projekti fillestar ishte fare i thjeshtë: të hapej një “dyqan gjithçkaje” në internet, për të krijuar një kompani në internet që do të vepronte si një ndërmjetës midis klientëve dhe prodhuesve të çdo malli, kudo në botë.
Ndër tiparet kyç, ajo e lejimit të blerësve që të lënë komentet e tyre personale mbi produktet.
Lindi nevoja të zgjidhej një kategori mallrash për nisjen e dyqanit, dhe Bezos u përqëndrua te librat mbi bazën e një analize të saktë: duke blerë një libër, klientët dinë se çfarë të presin, konkurrentët janë të paktë dhe titujt janë miliona.
Ai ishte aq i sigurt për intuitën e tij saqë vendosi të largohej nga DESCO dhe, pasi rekrutoi miq dhe programues, doli më vetë.
Kompania ka lindur në Seattle, për më shumë se një arsye: qyteti kishte një reputacion si një inkubator i shkëlqyeshëm i teknologjisë dhe shteti i Uashingtonit, i cili ka një popullsi relativisht të vogël, do të kishte kërkuar taksë shitjeje më të ulët.
Nuk kishte shumë para. Buxheti ishte minimal, 10.000 dollarë të thata, 84.000 dollarë kredi bankare, disa mijëra të investuara nga ai që do të bëhej partneri kryesor Shel Kaphan, plus 100.000 dollarë nga prindërit e Bezos.
Emri i parë që zgjodhën për platformën ishte Cadabra Inc. i cili u braktis shumë shpejt sepse sidomos në telefon, kishte një ngjashmëri me fjalën kufomë.
U regjistrua domain-i i Relentless.com, “i papërkulshëm”, por Bezos gjeti fjalën e përsosur në fjalor, të miratuar në fund të Tetorit 1994: Amazon, emri i lumit më të madh në Tokë, do të ishte gjithashtu ai i librarisë më të madhe në botë.
Një nga pengesat e para për t’u kapërcyer ishte vëllimi i ulët i shitjeve: shpërndarësit normalisht u kërkojnë shitësve që të porosisin të paktën dhjetë libra në të njëjtën kohë, por Amazon sigurisht nuk kishte porosi kaq të mëdha.
Strategjia ishte që të porosisnin çdo herë, së bashku me titullin e dëshiruar, nëntë kopje të një libri të çuditshëm mbi likenet që biblioteka kishte në katalog, por që nuk kishte në magazinë.
Libri arrinte me një shënim të bashkangjitur: “Më vjen keq, por nuk e kemi në dispozicion librin mbi likenet”.
Hapi tjetër ishte zbatimi i një teknike për të mbledhur komente, të zhvilluara nga miku dhe kolegu Shel Kaphan gjatë një fundjave.
Bezos ishte i sigurt se ndërsa numri i komenteve të shkruara nga vetë lexuesit rritej, numri i klientëve të gatshëm të besonin në librarinë e tij në internet do të rritej.
Mos filtrimi i mendimeve negative ishte lëvizja fituese, Bezos ishte i sigurt për intuitën e tij: “Nuk bëjmë para kur shesim gjëra. I bëjmë, kur ndihmojmë klientët të zgjedhin se çfarë të blejnë”- tha ai. Kishte të drejtë.