-4.6 C
Pristina
spot_img

The Everything Store (Dyqani i gjithçkaje) – Brad Stone

Share:

T’i thjeshtojmë punën klientit për të përmirësuar rezultatet e kompanisë. Receta e suksesit është procesi me 1klikim

Për themeluesin e saj, misioni i Amazon është të kontribuojë në ngritjen e nivelit të cilësisë së produkteve në të gjithë sektorët dhe në botë, duke e bërë kështu shërbimin ndaj klientit gjithnjë e më të kënaqshëm.

Një nga idetë më novatore është zëvendësimi i listës së 100 produkteve më të shitura me një listë që vazhdon në pafundësi, në mënyrë që t’u jepet prodhuesve një ide e qartë se si po shkojnë shitjet.

Shërbimi, i quajtur Amazon Sales Rank, parashikon që niveli të azhornohet me çdo porosi të re. Në të njëjtën kohë, Amazon aplikon për patentë mbi blerjen me “1 klikim”.

Për të thjeshtuar procesin e blerjes sa më shumë që të jetë e mundur, sistemi ngarkon paraprakisht detajet e kartës së kreditit dhe adresën e preferuar të transportit, duke lejuar blerjen me anë të klikimit të një butoni të vetëm.

Në fillim të mijëvjeçarit të ri, shpërthen flluska e biznesit dot-com, por Amazon vazhdon.

Bezos bën një seri ndryshimesh të mëdha. Gurët e themelit të kompanisë janë mbajtja çmimeve të ulëta, ripunimi i reklamave, zbutja e kostove dhe problemeve të postës. Si rezultat, kompania është një nga të paktat që mbijeton.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...