-4.6 C
Pristina
spot_img

The Millionaire Next Door (Milioneri në derën tjetër) – Thomas J. Stanley & William D. Danko

Share:

Fëmijët e rritur të milionerit të derës fqinje janë të pavarur

Në një moment të jetës së tyre, sidomos kur vjen pleqëria, milionerët e derës fqinje, do të duan të ndajnë pasurinë e tyre. Një nga pikat e dala në pah gjatë hulumtimit është se kur fëmijët janë të vegjël është e qartë se ndarja do të bëhet në mënyrë të barabartë por kur ata rriten gjërat ndërlikohen.

Milionerët shpesh nuk e ndajnë pasurinë në mënyrë të barabartë midis fëmijëve të tyre, por priren të japin pjesë më të vogla për fëmijët më të suksesshëm financiarisht dhe pjesë më të mëdha për të papunët ose amvisat. Në veçanti, vajzat zakonisht marrin pjesën më të madhe të pasurisë.

Kjo ndodh për dy arsye kryesore:

  1. Për të njëjtën punë dhe pozicion, gratë janë më të pa favorizuara ekonomikisht në botën e punës dhe prindërit milionerë e dinë mirë këtë.
  2. Shpesh gratë në familje të pasura inkurajohen të mos kenë një karrierë të tyren dhe të mbeten amvisa, duke u kujdesur për burrin dhe fëmijët.

Pabarazia e trajtimit në aspektin e trashëgimisë mund të bëhet një problem shumë serioz, duke sjellë grindje familjare, xhelozi dhe krijimin e varësisë trashëgimore të fëmijëve nga prindërit e tyre.

Në familjet më të mira ‘’milionere të derës fqinje’’ kjo ndodh më rrallë sepse fëmijët inkurajohen të jenë të pavarur dhe të shkathët që në moshë të vogël.

Këtu janë rekomandimet që ata kanë dhënë për të mbajtur paqen midis fëmijëve të tyre dhe për t’i bërë ata të pavarur:

  1. Nuk u thonë se vijnë nga një familje e pasur, për të mos shkaktuar mekanizma UAW, fëmijët e milionerëve të derës fqinje nuk rriten duke menduar se janë më të pasur se të tjerët.
  2. Pavarësisht se sa i pasur mund të jesh, është gjithmonë mirë t’i mësosh fëmijët të praktikojnë një mënyrë jetese të kursyer dhe të disiplinuar.
  3. Sigurohen që fëmijët të mos zbulojnë se vijnë nga një familje e pasur derisa të kenë arritur qëllimet e tyre dhe të bëhen të pavarur financiarisht.
  4. Shmangin deklaratat dhe diskutimet mbi trashëgiminë para fëmijëve dhe nipërve dhe mbesave në mënyrë që të mos kenë më pas probleme për shkak të një pasaktësie ose harrese, duke shkaktuar beteja për trashëgimi në familje.
  5. Asnjëherë nuk përdorin paratë si pjesë e negociatave familjare, ndoshta për të bindur një fëmijë të bëjë diçka ose të sillet në një mënyrë të caktuar.
  6. Nuk ndërhyjnë në vendimet e jetës së fëmijëve të rritur, por i lënë të lirë të zgjedhin rrugën e tyre, partnerin e tyre, zakonet e tyre
  7. Asnjëherë nuk garojnë me fëmijët, veçanërisht përsa i përket akumulimit ekonomik.
  8. Gjithmonë mbajnë mend se fëmijët janë individë më vete, të ndryshëm nga prindërit dhe si të tillë ata mund të kenë dëshira dhe interesa përveç grumbullimit të pasurisë dhe krijimit të pasurive.
  9. Gjithmonë vendosin theksin tek arritjet e fëmijëve dhe kurrë në simbolet e thjeshta të suksesit dhe luksit.
  10. Ju mësojnë fëmijëve se ka gjëra me më shumë vlerë sesa paratë.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...