4.7 C
Pristina
spot_img

The Real Trump Deal (Marrëveshja e vërtetë e Trump-it) – Martin E. Latz

Share:

Analiza e strategjisë që Donald Trump ka përdorur për gati pesëdhjetë vjet

Miliona njerëz që dëgjuan fjalimet, intervistat dhe debatet e presidentit Donald J. Trump, panë se si ai theu të gjitha konventat dhe pritshmëritë politike. Ata ishin të shtangur dhe të befasuar, por nuk duhej të ishin. Pse? Sepse për gati pesëdhjetë vjet i vetmi aktivitet në të cilin është fokusuar Donald Trump ka qenë negocimi dhe bërja e marrëveshjeve.

Këto marrëveshje do të analizohen për:

  • Studimin e strategjive të negociatave të Trump si President;
  • Mësimin e strategjive më të mira nga sukseset dhe dështimet e tij.

Parametrat e analizës janë:

  • Faktet objektive vlejnë më shumë se politika, qëllimi është informimi;
  • Faktet janë më të vlefshme se fjalët;
  • Paanshmëria vjen e para.
  • Suksesi në asnjë negociatë nuk matet me pasuri.

Analiza është e organizuar në tri pjesë:

  • Pjesa e parë shpjegon dhjetë strategjitë e negociatave të Trump, të analizuara sipas pesë rregullave të arta në negociata:
    • informacioni është fuqi;
    • maksimizimi i avantazhit të dikujt;
    • përdorimi i kritereve dhe standardeve objektive;
    • krijimi i një strategjie ofertë-koncesioni dhe kontrolli;
    • organizimin e kohës.
  • Pjesa e dytë analizon aftësitë dhe etikën personale të Trump.
  • Pjesa e tretë studion kalimin e Trump nga biznesmen në president.

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...