-2.1 C
Pristina
spot_img

Threads lançon etiketat, ndihmon përdoruesit të gjejnë përmbajtje

Date:

Share:

Etiketat janë element shumë i rëndësishëm për të gjetur përmbajtje në median sociale por deri më sot kanë munguar në platformën që Meta ndërtoi për të konkurruar me X.

Megjithatë së shpejti gjërat do të ndryshojnë ndërsa etiketat po testohen në aplikacionin Threads për përdoruesit në Australi ndërsa më shumë vende do ti bashkohen kësaj faze njoftoi Mark Zuckerberg përmes një postimi në platformë.

Përdoruesit mund të krijojnë një etiketë duke vendosur elementin # përpara fjalës dhe kur të postohen, etiketat janë në tekst blu pa ikonën #.

Për të kërkuar një etiketë mjafton të shkruani # së bashku me fjalën kyçe në fushën e kërkimit dhe përdoruesit do të shohin një listë me postime që përmbajnë etiketën në fjalë.

Aktualisht lejohet vetëm një etiketë për postim dhe kompania me shumë gjasa do të dekurajojë përdorimin e disa etiketave parandaluar spam-in.

Edhe pse nuk është prezent në Europë, Threads ka treguar një rritje të qëndrueshme ndërsa sot ka rreth 100 milionë përdorues aktivë në muaj.

Aplikacioni së fundi u pajis me funksionalitetet si mundësia për të fshirë profilin pa prekur Instagram, postimet e ngjitura, kërkimi e shumë veçori të tjera. /PCWorld Albanian

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img