1.4 C
Pristina
spot_img

Tregtia e mallrave ende has pengesa në tregun e përbashkët rajonal

Date:

Share:

“Gjashtë mijë shoqëri tregtare në Ballkanin Perëndimor kanë përfituar nga aktiviteti i nxitjes së tregtisë së lirë”.

Mirëpo me deklaratën e kryeministrit Rama nuk ranë dakord të gjithë. Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë dhe Industrisë së Kosovës, në fjalën e saj u ndal në njohjen që anëtarët e CEFTA-s duhet t’i bëjnë Kosovës.

Ministrja u bëri thirrje përfaqësuesve të BE-së që ta detyrojnë Serbinë të njohë targat e automjeteve, sepse sipas saj kjo paralizon tregtinë në rajon.

“Nuk njihet regjistrimi i automjeteve të transportit nga Serbia. Nuk ka pasur rezultate për këtë dhe ne nuk pranohemi në CEFTA ende. Ne duhet të kemi trajtime të paanshme dhe ne do të përmbushim objektivat që rrjedhin nga procesi i Berlinit. Kosova mund të thithë shumë investime dhe jemi të interesuar të kapitalizojmë”, tha Hajdari.

Ndonëse pa problem njohjesh, për vështirësi në kryerjen e shkëmbimeve tregtare u ankua edhe Tomislav Momiroviç, ministër i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme në Serbi.

“Sot tregu i CEFTA-së është më i rëndësishmi për bashkëpunimin me Serbinë që përfaqëson afro 60 % të tregtisë me Europën. Por të gjitha këto ndryshime ekonomike kanë krijuar problematika në zhvillimin ekonomik dhe kanë çuar në probleme politike të përzgjatura. Duhet të kemi parasysh që pavarësisht mosmarrëveshjeve politike gjatë dy dekadave të fundit ekonomia nuk ka qenë kurrë më shumë viktimë se sa është sot dhe kjo krijon frikë në komunitet vulnerabile”, u shpreh Momiroviç.

Lehtësimi i barrierave tregtare dhe nxitja e shkëmbimit të mallrave me vendet e Bashkimit Europian janë ndër qëllimet kryesore të procesit të Ballkanit të Hapur.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img