1.4 C
Pristina
spot_img

Tri arsye pse kontratat me shkrim janë në dobi të biznesit

Date:

Share:

Sqarimi dhe përkujtimi i marrëveshjeve

Kontratat me shkrim të negociuara mirë, të qarta e të kuptueshme i mbrojnë bizneset. Kontratat janë instrumente esenciale që bizneset i përdorin për ta bërë shpërndarjen e
rrezikut, për t’i sqaruar pritjet dhe për t’i përkujtuar detyrimet për të cilat bie dakord secila palë. Në mungesë të kontratave me shkrim, detyrimet e palëve dhe shpërndarja e
rrezikut nuk përcaktohen siç duhet, dhe palët që lidhin marrëveshjen shpeshherë i kuptojnë detyrimet e tyre ndryshe nga njëra-tjetra.

Nëse palët dështojnë që t’i kujtojnë kushtet e një shitblerjeje dhe i kuptojnë detyrimet e tyre ndryshe nga njëra-tjetra, ka më shumë të ngjarë që të paraqiten konfliktet. Marrëveshjet me shkrim shërbejnë për të parandaluar konfliktet afariste, sepse dokumenti i sqaron detyrimet; kur detyrimet janë përcaktuar qartazi me shkrim, ka më pak të ngjarë që palët që kanë lidhur marrëveshje ta keqkuptojnë apo shfrytëzojnë njëra-tjetrën.

Provë ligjore

Dokumentimi me shkrim i një marrëveshjeje përbën një provë që është gjithnjë e dobishme, në mos e rëndësisë kritike, për t’i argumentuar pretendimet në rast të paraqitjes
së ndonjë konflikti. E, kur bëhet fjalë për zgjidhjen e konflikteve, është e rëndësishme që të mos harrohet se gjyqtarët janë ekspertë të ligjit, e jo të biznesit. Në qoftë se
gjyqtarëve u sigurohen dëshmitë e nevojshme për të vendosur përkitazi me kontestin, ata do ta kenë më të lehtë që ta kuptojnë kontestin dhe të nxjerrin vendime më efikase
dhe të drejta për konfliktet rreth kontratave.

Zgjidhja alternative e konflikteve

Mekanizmat për zgjidhjen alternative të konflikteve (ZAK), që përfshijnë si ndërmjetësimin ashtu edhe arbitrazhin, janë mënyra më të shpejta dhe efikase se procesi gjyqësor për
zgjidhjen e konflikteve, dhe, veç përparësive të tjera, janë dhe ekonomikisht efektive. Për fat të keq, nëse paraqitet konflikti, shpeshherë palët vështirë se do të mund të bien dakord për t’i shfrytëzuar këto alternativa. Prandaj, përdorimi i kontratave me shkrim që përmbajnë klauzola për ndërmjetësim dhe/ose arbitrazh është i nevojshëm për t’i
shfrytëzuar këto alternativa.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img