11.4 C
Pristina
spot_img

Vaporized (I avulluar) – Robert Tercek

Share:

I ngurtë, i lëngët dhe i gaztë: tre gjendjet e materies dhe informacionit

Interneti ka lejuar që informacioni të pësojë një ndryshim të jashtëzakonshëm të gjendjes: kalimin nga gjendja e ngurtë në atë të lëngshme.

Nëse mendojmë se si transmetohej informacioni para vitit 1983, na vijnë ndërmend vetëm libra, gazeta, revista, madje edhe enciklopedi shumë të rënda. Dituria dhe njohuritë ishin të burgosura fjalë për fjalë brenda objekteve voluminozë dhe të rëndë.

Interneti ka lejuar një kalim të parë nga gjendja e ngurtë në atë të lëngshme: papritmas informacioni mund të përhapet me një skedar, duke u bërë i rrjedhshëm, i shpejtë në transmetim dhe duke qënë i disponueshëm për lexues të shumtë në të njëjtën kohë, duke braktisur lidhjen me objektin që e izolonte.

Le të imagjinojmë ndryshimin midis një ajsbergu dhe një lumi: është akoma ujë, por një lumë rrjedh shpejt, lëviz dhe shkon larg. Një skedar është gjithmonë i njëjtë dhe prapë mund të arrihet nga një numër i pakufizuar njerëzish. Fatkeqësisht, ajsbergu është i palëvizshëm, unik, granit, ashtu si enciklopedia që kishim në bibliotekën e prindërve tanë. Mund ta përdornim vetëm ne, dhe duke qëndruar në shtëpi ..

Hapi tjetër që ka karakterizuar informacionin ka qënë kur nga gjendja e lëngët mund të pësonte një transformim të mëtejshëm dhe të bëhej i gaztë. Falë telefonave inteligjentë, informacioni është ‘’avulluar’’, është përhapur kudo, gjithmonë, për të gjithë. Eshtë në ajër dhe ne mund ta kapim atë me smartphone-t tanë.

━ të ngjashme si kjo