Transformimi dixhital ka krijuar konsumatorë me superfuqi
Dikur shkurtesa “www” nënkuptonte rrjetin e gjerë botëror (një rrjet global) sot këto tre shkronja më tepër do të thonë “whatever whenever wherever” (gjithçka, kudo, gjithmonë).
Në çdo kohë, kudo që të jemi, mund t’i qasemi të gjitha informacioneve që na duhen falë smartphone-it. Ky objekt që tani është bërë i domosdoshëm na lejon të bëjmë shumë me shumë me pak burime; të gjitha mrekullitë që shohim janë bërë të mundshme nga software-i.
Koncepti i ri ”www” ka krijuar konsumatorë të rinj me superfuqi. Të kesh qasje të menjëhershme në të gjithë informacionin në botë do të thotë që klientët janë bërë më kërkues, më të vëmendshëm, më aktivë.
Nëse kemi një kompani nuk mund të lejojmë t’i zhgënjejmë, sepse këta klientë kanë superfuqi dhe me vetëm një klikim ata do të kthehen diku tjetër nëse produktet tona nuk i përmbushin pritjet e tyre.
Fakti që njerëzit janë vazhdimisht të lidhur me njëri-tjetrin e bën konkurrencën të ashpër, çmimet shumë më transparente, me cilësi të dallueshme lehtësisht.
Konsumatori i ri nuk është më një spektator pasiv dhe gjysmë i fjetur të cilit mund t’i tregojmë produktet tona me shkëlqim, ai është aktiv, merr pjesë, dëshiron të përfshihet dhe është mësuar me standarde të larta, ai i kërkon ato dhe nëse nuk i gjen ai shkon t’i kërkojë diku tjetër.
Për të, telefoni inteligjent është një lloj telekomande në botë dhe nëse rastësisht nuk gjen butonin që i përgjigjet kompanisë sonë, ose nëse është lodhur duke shtypur atë buton, ai do të zgjedhë diçka që i pëlqen më shumë.
Konsumatori me superfuqi dëshiron gjithçka, në çdo kohë, kudo, dhe ndërsa revolucioni dixhital ngre vazhdimisht nivelin e shërbimeve të ofruara për klientët, është një moment për tu sulmuar nga konkurrenca.