-0.5 C
Pristina
spot_img

Vaporized (I avulluar) – Robert Tercek

Share:

Reformimi i arsimit për të përgatitur punëtorë të rinj

Arsimi duhet të reformohet për të mbështetur dixhitalizimin e ekonomisë dhe jetës së njerëzve.

Një ekonomi ”e avulluar” do të ketë nevojë për njerëz me karakteristika të caktuara, të cilët kanë kultivuar dhe zhvilluar shumicën e këtyre aftësive:

  • Të menduarit kritik, ose aftësia për të gjykuar dhe analizuar informacionin nga burime të ndryshme, të qënit në gjendje për të identifikuar çdo paragjykim,  për të dalluar ndryshimin midis fakteve dhe mendimeve;
  • Arsyetim dhe analogji abstrakte, të dijë si sintetizohen faktet specifike në teori të përgjithshme, të thjeshtojë informacionin e shumëfishtë dhe t’i vendosë ato në një rend koherent;
  • Inovacioni dhe kreativiteti;
  • Përdorimi, analizimi dhe menaxhimi i të dhënave, statistikave të aplikuara në çdo sektor;
  • Komunikimi vizual, të dinë të shprehin koncepte të komplikuara dhe abstrakte përmes imazheve;
  • Përdorimi i mediave dixhitale;
  • Prodhimi i përmbajtjes së përshtatshme për mediat sociale;
  • Menaxhimi autonom i projektit;
  • Udhëheqja;
  • Sipërmarrja;

Shumë prej këtyre lëndëve mësohen tashmë në universitete, por në një mënyrë të tillë që zbatimi i tyre jashtë botës akademike është shumë i vështirë.

Edukimi ideal në një botë të “avulluar” kërkon që informacioni të përcillet ashtu si të ishte ajer: i lirë, me bollëk, i ndarë, i disponueshëm menjëherë, i përhapur, abstrakt, i shpejtë, fleksibël.

Ne mund të imagjinojmë një universitet ideal pa mure, me tarifa brenda të gjithëve, me kurse të përshtatura për nevojat e individëve, me metoda mësimore të optimizuara nga përdorimi i teknologjive.

Vetë koncepti i klasës do të duhet të ndryshojë, ajo nuk do të përfaqësohet më nga një hierarki, por nga një ndarje e njohurive midis bashkëmoshatarëve.

━ të ngjashme si kjo