1.1 C
Pristina
spot_img

Vendimi i qeverisë kineze: Mos merrni Iphone, 2 miliardë dollarë humbje për Apple

Date:

Share:

Aksionet e kompanisë Apple kanë rënë për të dytën ditë me radhë, pas raportimeve se qeveria kineze i ka ndaluar punonjësit e saj, që të përdorin telefonat iPhone.

Vlera e kompanisë në treg ra me më shumë se 6% apo gati 200 miliardë dollarë në 2 ditë. Kina është tregu i tretë më i madh për kompaninë Apple dhe përllogaritet në 18% të të gjithë të ardhurave vjetore të saj.

Këtë javë, “The Wall Street Journal” raportoi se Pekini ka urdhëruar të gjithë punonjësit shtetëror, që të mos sjellin me vete në punë produktet e tyre iPhone. Kjo vlen jo vetëm për ata që punojnë në zyrat e administratës publike, por edhe për punonjësit në agjenci apo kompani, në administrim shtetëror.

Raportimi vjen vetëm pak ditë përpara se Apple të hedhë në treg iPhonin e ri 15. Apple është kompania me vlerën më të lartë në tregjet financiare, në gati 2.8 trilionë dollarë.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img