Kjo përmbajtje është vetëm për abonentët
Veqantia Ekonomike
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka për mua në këtë libër? Mësoni çfarë ju ofron IA.
Me dekada njerëzit kanë qenë të brengosur që makinat mund ta sundojnë botën-dhe këto brenga janë sipas të gjitha gjasave të paqena. Sot është plotësisht e besueshme se robotët me të gjitha sjelljet dhe veqoritë njerëzore mund të zhvillohen, janë të aftë të shfaqin empati, kanë njohje të të folurit dhe një nivel të lartë të inteligjencës.
Nëse robotët janë të dëgjueshëm, kjo mund të jetë shumë praktike, sikurse që për shumë njerëz beqar në botë të cilët kanë nevojë për një partner të qëndrushëm dhe të besueshëm me të cilin mund të jetojnë. Por robotët do të mundin poashtu ta marrin pushtetin dhe ti bëjnë njerëzit skllevër.
Duke e lënë anash fantashkencën, teknologjia dhe makinat makinat deri tani nuk kanë bërë kërdi në Tokë; në të kundërtën, makinerizimi ka nënkuptuar se qeniet njerëzore duhet të punojnë pak e më pak, duke i lënë ata të bëhen kreativë, produktivë apo thjesht përtacë. Me progresin e teknologjisë, kjo prirje duket se do të vazhdojmë, prandaj le ti konsiderojmë aspektet pozitive dhe negative të kësaj rritje në atë që IA ka për t’iu ofruar.
Në këto pulsime do të mësoni:
- pse ka kaq shumë më shumë konsulentë sesa marangozë këto ditë;
- si po zhvillohet teknologjia për të zotëruar aftësi komplekse njerëzore; dhe
- pse mund të merrni një rrogë pa punuar në të ardhmen e afërt.
Ideja kyçe 1
Revolucioni Industrial e përgaditi skenën për Revolucionin e Informatës.
Kur filluan të shfaqen makinat dhe fabrikat në shekullin e nëntëmbëdhjetë të Anglisë Viktoriane, shumë njerëz ishin kritikë ndaj këtij zhvillimi të ri. Charles Dickens, në veqanti, brengosej për efektin që do të kishte makineria në punëtorët e klasës punëtore të Anglisë, dhe i shprehi këto brenga në librat e tij.
Qysh atëherë, njerëzit brengoseshin që do ti humbisnin punët si shkak i teknologjisë së re. Por derisa prodhimi masiv mori përsipër gjatë Revolucionit Industrial, përparimi i bërë nuk ishte ndalur.
Në fakt, nuk ishin makinat që e sollën këtë ndryshim aq shumë sa motorët me avull që po i fuqizonin ato.
Njerëzit tani i njihnin makinat me energji të erës dhe të ujit, ngaqë këto kishin qenë rrotull që nga kohët mesjetare. Por ajo që e stimuloi Revolucionin Industrial ishte fakti se makinat e reja përgjatë rreshtave të mbledhur po e shfrytëzonin fuqinë e makinës së avullit të Thomas Newcomensit.
E shpikur në 1712, motori me avull përshpejtoi fillimin e epokës industriale dhe ishte shumë më i fuqishëm se çdo kontraksion me energji nga uji ose ajri që i parapriu.
Me makinat që marrin përsipër një pjesë të madhe të punës, një përqindje e konsiderueshme e popullsisë tani mund të fokusohej në gjëra të tjera – dhe ishte kjo kohë shtesë që do të çonte në Revolucionin e Informacionit.
Me kohën, makinat u bënë jashtëzakonisht efikase dhe kështu, nevojitej më pak punë dore në rreshtat e mbledhur. Si rezultat, punëtorët e kthenin vëmendjen e tyre në industrinë e shërbimit.
Para vitit 1940, vetëm gjysma e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) të Amerikës vinte nga industria e shërbimeve, por deri në vitin 1950, kjo industri punësonte mbi gjysmën e fuqisë punëtore të vendit.
Ky ndryshim, nga industria dhe bujqësia në shërbim, shënoi fillimin e Revolucionit të Informacionit, një epokë që do të fokusohej në prodhimin e njohurive dhe informacionit në vend të lëndëve të para.
Meqenëse Revolucioni i Informacionit është ende në vazhdim, ne nuk mund të jemi të sigurt për pasojat e tij të përgjithshme; Në fakt, mbetet e vështirë të spekulohet se si do të duket fuqia jonë punëtore në të ardhmen.
Por, para se të shohim përpara, le të hedhim një vështrim më të afërt se si arritëm këtu ku jemi sot.
Ideja kyçe 2
Historia tregon se makinat rrisin pasurinë e kombeve dhe nuk kërcënojnë punësimin e njerëzve.
A jeni njohur me termin Luddite? Mund të jeni nëse preferoni të jetoni një jetë pa teknologji. Por a e dini origjinën e emrit?
Siç tregon historia, në 1779, një punëtor tekstili me emrin Ned Ludd u revoltua pasi u fshikullua nga punëdhënësi i tij. Për Ned-in, ishte kashta e fundit, dhe ai theu makinën e tij të re mekanike të thurjes në shenjë proteste.
Historia mbeti në imagjinatën e publikut dhe kur punëtorët e tekstilit në Anglinë e shekullit të nëntëmbëdhjetë u përballën me mekanizimin e mëtejshëm të profesionit të tyre, ata u bashkuan në protestë për kërcënimin e jetesës së tyre, duke e quajtur veten Ludditë. Dhe ashtu si tregimi i Ned Ludd, punëtorët thyen makinat e reja të thurjes në kundërshtim.
Por a është vërtet fajtor teknologjia? Kur shikojmë provat, mund të shohim se makineritë në përgjithësi rritin pasurinë e një kombi ndërsa tregu elastik i punës përshtatet.
Meqenëse makinat nuk kanë nevojë të flenë dhe nuk kërkojnë paga apo përfitime, ato e bëjnë prodhimin më të lirë dhe më të shpejtë. Dhe me më shumë produkte që prodhohen, mund të plotësohet një kërkesë më e lartë, e cila rezulton në më shumë pasuri dhe më shumë vende pune në afat të gjatë.
Pra, është dritëshkurtër të supozohet se automatizimi çon automatikisht në papunësi. Në fund të fundit, nuk ka një sasi fikse të punëve për të pasur apo punë për të bërë.
Deri më tani, rregulli i përgjithshëm ka qenë që kur shoqëritë dhe kompanitë inovojnë dhe bëhen më të begatë, krijohen vende të reja pune.
Sot, makinat po përdoren më shumë se asnjëherë më parë. Dhe njëkohësisht, njerëzit po punojnë poashtu më shumë se kurrë, sepse makinat po na bëjnë të mundur të jemi më produktivë dhe të arrijmë detyra më emocionuese dhe më të reja.
Në vitin 2015, firma konsulltuese financiare, Deloitte, studjoi trendin e punësimit që nga viti 1871 dhe gjeti se makinat kanë gjeneruar vërtetë më shumë punë-fillimisht për shkak të automatizimit të industrisë agrokulturore dhe profesioneve të pastrimit.
Punëtorët e këtyre sektorëve papritmas u liruan për ti mbushur punët e shërbimit të industrisë së zgjeruar, duke përfshirë mësuesit dhe infermierët. Mes viteve 1992 dhe 2014, numri i punëve të mësimdhënies dhe të infermierëve në Shtetet e Bashkuara u rrit nga 6 dhe 9%, respektivisht.
Ideja kyçe 3
Meqenëse makinat po mësohen të marrin vendime njohëse, punët në industrinë e shërbimeve tani janë në rrezik.
Deri tani, makinat kanë bërë më shumë dobi sesa dëm në tregun e punës, andaj mund të mendoni se përmirësimi i tyre përmes Inteligjences artificiale (IA) do ti bënte gjërat edhe më mire, apo jo? Epo, jo aq shpejtë.
Derisa makinat bëhen çdoherë e më të mençura, një pjesë të madhe falë zhvillimeve të IA-së, sikurse të mësuarit e thellë, kjo nënkupton se ato eventualisht do të jenë në gjendje ti zëvendësojnë mu ato punë në sektorin e shërbimeve në të cilin mbështetemi.
Të mësuarit e thellë është një proces ku makina ushqehet me të dhëna të ndryshme dhe përdor algoritme për të bërë parashikime dhe për të mbledhur përfundime të ardhme bazuar në rezultatet e atyre parashikimeve. Pra në një mënyrë, makina është duke mësuar. Dhe sa më shumë të dhëna I jipen makinës, aq më shumë krahasime mund të bëjë ajo, dhe aq më inteligjente bëhet poashtu.
Kjo është mënyra se si makinat po mësojnë ta përsosin një varg aftësishë njerëzore sikurse aftësia folëse dhe imazherike.
Në vitin 2012, shkencëtari kompjuterik dhe psikologu njohës Geoff Hinton udhëhoqi një ekip drejt fitores në një konkurs për njohjen e imazheve të AI. Nëpërmjet mësimit të thellë, kompjuteri i tyre njohu shumicën e imazheve, duke përfshirë retë, macet dhe qentë.
Kjo është një lloj njohurie që do t’ua mundësojë makinave të marrin vendime të informuara dhe të performojnë detyra njerëzore, duke i bërë ato punëtore shumë më të lira dhe shumë më efikase sesa njerëzit. Dhe disa punë në sektorin e shërbimeve tashmë janë në rrezik të automatizimit.
Programi siftverik Quill, po automatizon disa nga punët më bazike në sektorin e gazetarisë duke shkruar artikuj të Associated Press në lajmet e sportit dhe financave.
I zhvilluar në vitin 2010 nga Narrative Science, Quill mund të analizojë të dhëna dhe ti zgjedhë detajet më relevante për një artikull.Ai mundet shpejtë të gjenerojë një strukturë për një artikull dhe e përdor softverin e tij gjenerues gjuhë për të formuar fjalitë e nevojshme.
Kjo na tregon se edhe punët më komplekse kërkojnë analizë njohëse që mundet të kryhet pjesërisht apo plotësisht nga makinat. Dhe sapo kompania të fillojë ti përdorë ato, kompanitë tjera do të detyrohen ta ndjekin rrugën e tyre apo ndryshe do të bien nga gara.
Ideja kyçe 4
Në të ardhmen e afërt, makinat dhe robotët inteligjentë do ti bëjnë shumë punë shërbyese të pavlefshme.
Sapo një teknologji e re të jetë e disponueshme, pashmangshmërisht pason një ndryshim i shpejtë. Mendoni se sa shpejt njerëzit kaluan në kamerat dixhitale, ose se si makinat e shkrimit u vjetëruan pothuajse brenda natës.
Me avansime të vazhdueshme në IA, e kemi të garantuar të shohim më shumë ndryshime të shpejta të ndodhin në të ardhmen e afërt, sikurse prodhimi i veturave vetë-ngasëse.
Një konkurs i njohur për makinat vetë-drejtuese në Shtetet e Bashkuara është Sfida e Madhe DARPA, dhe në vitin 2004, fituesi ishte Sandstorm, një Humvee e konvertuar që ia doli vetëm shtatë milje përpara se të ngecej në një shkëmb.
Por shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë: makinat vetë-drejtuese që Google ka projektuar për Lexus dhe Chrysler kanë kaluar tashmë mbi një milion milje në rrugët e Kalifornisë – dhe nuk ka pasur ende një pengesë të konsiderueshme.
Ekspertët parashikojnë se deri në vitin 2041 rrugët publike do të merren nga makina vetë-drejtuese.
Kjo do të thotë se testet e drejtimit të automjetit do të vjetrohen, ashtu si shumica e punëve të shoferit dhe komercialeve. Me më pak aksidente në rrugë, do të ketë një ulje drastike të kërkesës për mekanikë dhe pothuajse asnjë nevojë për sigurimin e makinës.
Pra, kur mund të prisni të merrni makinën tuaj të parë vetë-drejtuese? Chris Urmson, kreu i projektit të drejtimit të automatizuar të Google parashikon që publiku i gjerë duhet të ketë mundësinë e vozitjes pa duar deri në vitin 2020.
Një industri tjetër që është veçanërisht e ndjeshme ndaj automatizimit është sektori i kujdesit shëndetësor.
Në fakt, roboti i parë kujdestar tashmë po përdoret në Japoni. Si roboti ashtu edhe kompania e tij mëmë quhen PARO, dhe vetë roboti duket si një fokë e vogël, e kompletuar me lesh dhe sy të mëdhenj.
Terapia e kafshëve është bërë mjaft e njohur kohët e fundit, pasi pacientët e ekspozuar ndaj krijesave përkëdhelëse marrin një gëzim shumë të nevojshëm për të reduktuar stresin dhe për të ulur presionin e gjakut. Dhe PARO lejon më shumë pacientë të përjetojnë këto përfitime duke arritur ata që nuk kanë qasje në një kafshë të vërtetë.
Autori beson se deri në vitin 2041, ne të gjithë do të kemi akses në pajisje që do të monitorojnë vazhdimisht statistikat tona jetike. Si rezultat, do të shohim një rënie dramatike të kërkesës për mjekë dhe infermierë, pasi funksionet e tyre bazë do të automatizohen.
Ideja kyçe 5
Teknologjia do të shpie në ngushtim ekonomik dhe mund ta zgjerojë ndarjen në mes të klasave sociale.
Shoqëria jonë do të ballafaqohet me sfida të shumëta në të ardhmen, jo më e rëndësishmja prej të cilave do të jetë ndikimi ekonomik që do të shoqërojë një rritje të papunësisë.
Kur numër i madh njerëzish papritur do të jenë të papunësuar, aty do të ketë periudhë pasuese të ngushtimit ekonomik që do të mund ta sjellë shoqërinë në një ndërprerje.
Kur ta vëmë në përdorim teknologjinë e IA, do të rritet produktiviteti dhe çmimet e të mirave dhe shërbimeve do të biejnë ashtuqë njerëzit do të vazhdojnë të blejnë.
Por efekti fillestar pozitiv i këtyre ndryshimeve eventualisht do të zbret, dhe do të zevendësohet me një ngushtim ekonomik të shkaktuar nga shumë njerëz të papunësuar.
Këtë e kemi parë të ndodhë në Greqi, ku 46.5 për qind e të rinjve të vendit janë të papunë.
Ndërsa anëtarët e familjes janë në gjendje të ofrojnë një rrjet të përkohshëm sigurie për të afërmit në situata si ajo e Greqisë, nuk ka asnjë precedent për papunësinë e madhe që do të ndodhë në të ardhmen. Ai do të prekë të gjitha moshat, klasat dhe demografinë, kështu që nuk ka asnjë rrjet sigurie mjaft të madhe për të parandaluar përkeqësimin e ekonomisë nën një stres të tillë.
Një çështje tjetër është pabarazia midis klasave, e cila mund të çojë që disa njerëz të mos jenë në gjendje të përballojnë aksesin në disa teknologji dhe të mbeten prapa.
Ndërsa teknologjia ndryshon shpejt, ka ende një periudhë të gjatë përpara se produktet e reja të bëhen të përballueshme për publikun e gjerë.
Pra, le të themi se shfaqen implantet që u lejojnë njerëzve të pasur të përmirësojnë trupin dhe mendjen e tyre shumë përtej asaj që është e mundur sot. Kjo mund ta bëjë ndarjen sociale edhe më të keqe se sa është sot, duke e bërë jetën e të pasurve kaq drastikisht të ndryshme, saqë aksesi i tyre në teknologji i bën ata qenie “superiore”.
Ne do të duhet të punojmë së bashku nëse do të kapërcejmë sfidat e së ardhmes dhe në fund të syrit do të shikojmë se si mund të këmbëngulim.
Ideja kyçe 6
Të ardhurat bazë universale mund të jenë zgjidhja, megjithëse papunësia do të vijë me pasoja edhe psikologjike.
Si do të ndiheshit për të fituar para dhe për të mos pasur nevojë të punoni? Mund të duket si një ëndërr, por së shpejti mund të bëhet realitet për shumë prej nesh.
Ky koncept njihet si të ardhura bazë universale dhe do të jetë një domosdoshmëri në një të ardhme ku shumica e vendeve të punës mund të automatizohen.
Në fund të fundit, ne do të kemi ende nevojë për të ardhura, edhe kur AI i sofistikuar po kujdeset për detyrat që mbajnë shërbimet funksionale.
Një e ardhur bazë universale lejon që një shumë fikse t’u shpërndahet të gjithë qytetarëve, qoftë pa kushte ose nëpërmjet asaj që njihet si tatim negativ mbi të ardhurat, një metodë që funksionon duke siguruar një shumë të caktuar parash për t’ju ndihmuar të arrini një shifër të caktuar.
Ky model i mirëqenies së të ardhurave bazë është testuar tashmë në disa zona, me eksperimentin më të madh që u zhvillua gjatë viteve 1970, në qytetin kanadez të Dauphin.
Qeveria kanadeze vendosi që çdo familje do të merrte një shumë minimale parash çdo vit, pa asnjë varg të lidhur. Të rregulluar për inflacionin, ata vendosën se kjo shumë do të ishte 16,000 dollarë kanadeze. Pra, nëse të ardhurat normale të një familjeje bien nën atë shumë, qeveria do të mbulonte diferencën.
Midis 1974 dhe 1976, 10,000 qytetarë përfituan nga programi dhe pavarësisht shqetësimeve se do të çonte në papunësi vullnetare, vetëm nënat me të porsalindur dhe adoleshentë e lanë punën krejtësisht.
Të ardhurat bazë universale duhet të lejojnë më shumë përpjekje artistike, por gjithashtu mund të çojnë në depresion.
Puna është ajo që i jep kuptim jetës së shumë njerëzve dhe ne mund të parashikojmë me siguri se rreth dhjetë përqind e popullsisë do të vuajë psikologjikisht nga të qenit i papunë. Ata ose do të zhyten në depresion ose do të shpëtojnë në botën e argëtimit të realitetit virtual.
Por shumica e popullsisë do të gjejë përpjekje të shëndetshme për të sjellë gëzim në jetën e tyre, të tilla si shkrimi, sporti ose zbulimi i aktiviteteve të tjera krijuese dhe artistike.
Nëse do ta bëjmë këtë të ndodhë, do të duhet të jemi të përgatitur, me strategji dhe struktura të vendosura për të lejuar një tranzicion të qetë ekonomik dhe për të shmangur disa nga rreziqet më të mëdha me të cilat do të përballemi.
Përmbledhja Përfundimtare
Mesazhi kryesor në këtë libër:
Ndryshe nga ndryshimet e mëparshme në shoqëri, revolucioni i informacionit do të përfundojë duke pasur një ndikim të madh në punësim, duke i bërë shumë nga punët që kryejmë sot kryesisht të panevojshme. Për të parandaluar një katastrofë të madhe, ne duhet të planifikojmë përpara për këtë pashmangshmëri dhe të gjejmë një mënyrë për të organizuar një shoqëri të suksesshme që do të vazhdojë të funksionojë në mungesë të punës siç e njohim sot.
Keni komente?
Me siguri do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si temë dhe ndani mendimet tuaja!
Sugjerohet lexim i mëtejshëm: ”Veqantia është afër” nga Ray Kurzweil
”Veqantia është afër” (2005) tregon sesi evolucioni po i afrohet gjithnjë e më shumë një faze të re dramatike, në atë që deri në vitin 2029, kompjuterët do të jenë më të zgjuar se njerëzit, dhe jo vetëm për sa i përket logjikës dhe matematikës. Kjo ngjarje jo vetëm që do të ndryshojë thellësisht mënyrën se si jetojmë, por gjithashtu do të shtrojë pyetje serioze për të ardhmen e njerëzimit.