17.7 C
Pristina
spot_img

 Video udhëzuese për përmbushjen tatimore nga ATK

Date:

Share:

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se sot më datë 13 mars 2024, publikoj disa video të reja udhëzuese për përmbushjen tatimore, gjegjësisht video për deklarimin tatimor nga të vetë-punësuarit (individët), deklarimin e qirasë nga qiradhënësit (individët), si dhe parashtrimin e kërkesës për rimbursimin e TVSH-së nga të gjithë tatimpaguesit.

Përmes këtyre video udhëzuese ofrohen përgjigjet për pyetjet:

  1. Si duhet t’i deklaroj të ardhurat e mia si individ?
  2. Si duhet të deklaroj për tatimin në qira si individ?
  3. Si mund të kërkoj rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar?

Pra, këto video udhëzuese njoftojnë tatimpaguesit si të bëjnë hap-pas-hapi deklarimin tatimor përmes formularëve si në vijim:

Për të vetë-punësuarit (individët):

  • Deklarimi në baza vjetore përmes formularit “DI” – Formulari i Deklarimit Vjetor dhe Pagesës për Tatimin në të Ardhurat Personale për Individ;
  • Deklarimi në baza mujore përmes formularit “WM/CM” – Pasqyra Mujore e Tatimit në Burim dhe Kontributeve Personale.

Për deklarimin e qirasë nga qiradhënësit (individët):

  • Deklarimi përmes formularit “IR” – Tatimi mbi Qiranë dhe Pasurinë e Patrupëzuar.

Për rimbursimin e TVSH-së:

  • Kërkesa për rimbursim përmes formularit “TV” – Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.

Këto video përcillen edhe me një video udhëzuese për regjistrimin dhe kyçjen në Sistemin Elektronik EDI, dhe mund të gjenden në kanalin zyrtar të ATK-së në YouTube, klikoni:

  1. Deklarimi nga të vetë-punësuarit (individët) – këtu
  2. Deklarimi nga qiradhënësit (individët) – këtu
  3. Rimbursimi i TVSH-së – këtu

 

Realizimi i këtyre videove është mbështetur nga Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë.

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Administrata Tatimore e Kosovës

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img