-0.9 C
Pristina
spot_img

VW do t’i japë fund shitjeve të motorëve me djegie në Evropë deri në vitin 2035

Date:

Share:

Volkswagen është gati për ndalimin e shitjes së makinave me motor me djegie të brendshme në Europë në vitin 2035, ndërkohë që fuqizon gamën e saj të makinave elektrike, deklaroi CEO i shtëpisë automobilistike Oliver Blume, në sallonin e automjeteve IAA në Mynih.

“Ne jemi të përgatitur për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035 në Europë” tha Blume para gazetarëve në sallonin e makinave.

Falë marrëveshjes me Kinën, shtëpia e dytë automobilistike më e madhe në botë, do të jetë në gjendje të shkurtojë kostot e baterive, falë reduktimit me 50% të kostove në nivelin e qelizave.

Shtëpitë automobilistike europiane janë nën presionin nga ana e prodhuesve kinezë të makinave elektrike, të cilët kanë zhvilluar modele më ekonomike dhe më të lehtë për t’u përdorur në Kinë dhe tani po zgjerohen në Europë.

“Mendoj se kemi mundësi të mëdha – tha Blume. – Dimë si të ndërtojmë automobila, me cilësinë më të lartë.

Duhet të punojmë shumë në lidhje me kostot”. /Reuters/

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img