4.7 C
Pristina
spot_img

Willpower doesn’t Work (Vullneti nuk funksionon) – Benjamin Hardy

Share:

Ndryshoni sjelljet e paracaktuara.

Sjelljet negative të paracaktuara janë shkaktuar nga mjedisi, kështu që për të luftuar çdo varësi, mjedisi duhet së pari të shkatërrohet. Ekzistojnë katër parime themelore që duhet të ndiqni për të shkatërruar varësitë tuaja në mjedis:

  1. Mos u bëni skllav i mjedisit tuaj, ju duhet të shkëputeni plotësisht nga varësitë tuaja për një ditë
  2. Të qenit i pranishëm në momentin dhe vendin ku jeni, duke shmangur endjen e mendjes drejt punëve ose varësive të tjera
  3. Veprimi sipas instiktit dhe jo impulsit, i nxitur nga varësia
  4. Krijoni marrëdhënie të thella, nuk kapërcehet varësia vetëm.

Krijoni shkas automatik të sjelljes për të shmangur vetë-sabotimin.

Në një mjedis të optimizuar për pushim dhe shërim nuk keni nevojë të përdorni vullnet për t’i rezistuar sjelljeve negative.

Megjithatë nuk mund të kontrolloni çdo mjedis ose situatë, në këtë rast duhet të krijoni një përgjigje të automatizuar ndaj sfidave me të cilat përballeni, quhet “qëllimi i veprimit”.

Taktika e largimit të vëmendjes nga situata që krijon një varësi, qoftë edhe për disa minuta, përmes një reagimi të automatizuar, lejon që tundimi të ulet dhe si pasojë të rritet vetëvlerësimi dhe vetëbesimi, sepse keni arritur të respektoni synimet tuaja

━ të ngjashme si kjo

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...