14.2 C
Pristina
spot_img

Zero to one (Zero te një) – Peter Thiel

Share:

Mësoni idetë kryesore të librit nga Peter Thiel

Zero to One (Prej zeros tek njëshi)

Ndërtimi i një startup-i të aftë për të përmirësuar të ardhmen tonë

Progresi njerëzor shënohet nga momente, kur individët ose kompanitë kanë krijuar produkte që mund të transformojnë fjalë për fjalë jetën e njerëzve, por si mundet një kompani të ndërtojë të ardhmen? Në Zero to One, Peter Thiel, bashkëthemelues i PayPal, shpjegon filozofinë që ai beson se duhet të drejtojë të gjitha ato startup-et, qëllimi i të cilëve është të ndryshojnë botën, duke filluar nga lançimi në një treg të veçantë, në zhvillimin e një monopoli biznesi, duke e bërë të mundur për të investuar në një jetë më të mirë për të gjithë.

Shumë këshilla të dobishme për:

Të ndihmuar ata që duan të krijojnë një kompani, të aftë për të ndërtuar të ardhmen.

Të kuptuar hapat e parë drejt krijimit të një biznesi të fortë dhe të qëndrueshëm.

Të mësuar sekretet për ta çuar kompaninë tuaj në krye të tregut.

Autori i librit:

Peter Thiel është një sipërmarrës dhe investitor gjermano-amerikan. Në vitin 1998 ai themeloi atë që do të bëhej PayPal, me synimin për të revolucionarizuar pagesat në internet. Në vitin 2002, ai shiti PayPal në eBay për 1.5 miliardë dollarë. Disa nga themeluesit dhe punonjësit e PayPal kanë themeluar disa nga kompanitë më të mira të teknologjisë, duke përfshirë Tesla, LinkedIn, YouTube dhe Yelp, dhe njihen me shaka si “Mafia e PayPal”.

Pas aventurës së PayPal, Thiel themeloi Palantir Technologies, një kompani që synon të përdorë inteligjencën artificiale për të mbështetur njerëzit në analizën e të dhënave. Partneritetet e Palantir variojnë nga bota e bankave te agjencitë qeveritare.

━ të ngjashme si kjo