-3.2 C
Pristina
spot_img

Nafta e Shpiragut, inxhinieri Fatmir Shehu: E dinim, po të vazhdonim kërkimet naftën do ta gjenin shqiptarët

Date:

Share:

Inxhinieri i naftës Fatmir Shehu ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review”, në Euronews Albania ku foli në lidhje me zbulimin e rezervës së naftës në malin e Shpiragut.

Shehu tha n fjalën e tij se zbulimi nuk ishte një surprizë për personat të cilët kanë punuar në industrinë e naftës në Shqipëri. Ai theksoi se dhe vetë personalisht me ekipin shqiptar kanë kryer kërkime në Shpirag, ku kanë marrë të dhëna shumë domethënëse shumë prag pusit të zbuluar nga kompania OXY.

Profesori theksoi se nëse kërkimet do të vijonin, naftën në Shpirag do ta zbulonin shqiparët.

“Ne naftëtarët i kuptojmë mirë ngjarjet që ndodhin me naftën. Gjatë gjithë jetës time në industrinë e naftës, plotë 40 vite, kemi pasur zbulime interesante.

Kemi zbuluar Cakranin, që është një vendburim kolosal. Ne kemi zbuluar dhe më në jug Delvinën dhe nuk janë marrë ende masat që të vlerësohet dhe të vendoset në dispozicionin e ekonomisë.

Zona e Shpiragut nuk është surprizë për ne. Kërkimet e naftës janë proces shumë i komplikuar që duhen bërë investime tepër të mëdha, 50 mln dollar kushton një pus nafte. Në këtë zonë e kemi studiuar nga ana gjeologjike, sizmike dhe kemi shpuar disa puse. Ne kemi shpuar një pus në anë të strukturës që ku zbuloi Oxy, na dha të dhëna mjaft optimiste.

Kam bindjen e plotë se nëse do të vazhdonin kërkimet nga ana e shqiptarëve, nga ana jonë, atë pusë që çpoi Oksi dhe zbuloi naftën do ta zbulonim ne, pasi ishte pozicioni më probabël”, tha ai.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img