3.7 C
Pristina
spot_img

Mbahet ankandi i 8-të i letrave me vlerë për vitin 2023, shiten 25 milionë euro me maturitet 5-vjeçar

Date:

Share:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 19 shtator 2023 do të mbahet ankandi i tetë për vitin 2023

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5-vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img