Nvidia arriti një vlerë tregu prej 1 trilionë dollarësh ditën e Marte duke ju bashkuar një klubi të vogël kompanish që kanë arritur këtë gur kilometrik.
Prodhuesi i çipeve shikoi vlerën e aksioneve të rritej ndjeshëm pasi postoi rezultate financiare pozitive për tre mujorin e parë të vitit.
Kompania parashikon 11 miliardë dollarë shitje në tre mujorin e dytë të vitit ose 50 përqind më shumë sesa analistët kanë parashikuar prej 7.15 miliardë dollarë.
2023 ka qenë një vit historik për prodhuesit e çipeve nxitur edhe nga rritja e inteligjencës artificiale. Njësi e përpunimit grafik janë kritikë për AI gjeneruese dhe platforma si ChatGPT i OpenAI dhe Vard i Google.
Kompania historikisht ka qenë lider në fushën e kartave grafike por deri së fundi grafikat e saj janë përdorur kryesisht për gaming.
Ardhja e gërmimit të kriptomonedhave dhe AI ka ndryshuar këtë qasje dhe prej saj kanë përfituar kompania dhe prodhues i Nvidia, AMD apo TSMC.