Departamenti amerikan i Thesari dhe Rezerva Federale kanë dhënë kontribut të pazëvendësueshëm për vendin tonë, veçanërisht për Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).
Kështu është shprehur guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili gjatë takimit me drejtuesit e USAID-it në Kosovë.
Në njoftimin e BQK-së, thuhet se ndihma e këtyre institucioneve, bashkë me Ambasadën amerikane në Kosovë, ka qenë e pakursyer ndaj sektorit financiar në vend.
“SHBA-të përmes mbështetjes institucionale nga Ambasada, Departamenti i Thesarit dhe Rezerva Federale kanë dhënë kontribut të pazëvendësueshëm për BQK-në, si dhe gjithë sektorin financiar dhe jo vetëm”, thekson BQK-ja.