2.2 C
Pristina
spot_img

Dogana e Kosovës përfaqësohet në programin për Zhvillimin e Karrierës në Organizatën Botërore të Doganave

Date:

Share:

Kosova përzgjidhet për herë të parë të marr pjesë në Programin për Zhvillimin e Karrierës në Organizatën Botërore të Doganave (OBD). Znj. Bleta Jajaga, përfaqësuese e Doganës së Kosovës, do të marrë pjesë në këtë program të rëndësishëm dhe do të përfaqësojë me krenari institucionin e doganës në nivel ndërkombëtar.

Kjo pjesëmarrje paraqet një moment të rëndësishëm për Doganën e Kosovës dhe një hap drejt profesionalizmit dhe zhvillimit të kapaciteteve në fushën e doganës.  Programi ka filluar zyrtarisht më datën 15 Shtator 2023, në bashkëpunim me Doganën Japoneze dhe ka për qëllim të përmirësojë kompetencat dhe njohuritë e zyrtarëve të doganave në nivele ndërkombëtare. Në këtë program, dhjetë zyrtarë të doganave nga shtete të ndryshme anëtare të OBD-së, përfshirë Kosovën, do të marrin pjesë në selinë e OBD-së në Bruksel, Belgjikë, gjatë një periudhe prej 10 muajsh.

Sekretari i Përgjithshëm i OBD-së, Kunio Mikuriya, ka shprehur gëzimin e tij për pjesëmarrjen e suksesshme të kandidatëve në programin CDP dhe ka shprehur pritshmërinë e tij që ata do të rrisin njohuritë e tyre, do të zhvillojnë aftësitë e tyre, do të fitojnë përvojë pune ndërkombëtare dhe do të pasurojnë rrjetet e tyre profesionale. Ai po ashtu uroi pjesëmarrësit në këtë program të rëndësishëm.

Si anëtare e OBD-së, Dogana e Kosovës është e vendosur të marrë pjesë aktive në avancimin dhe nxitjen e bashkëpunimit profesional doganor me administratat e tjera anëtare. Programi i Zhvillimit të Karrierës (CDP) është një hap i rëndësishëm drejt profesionalizmit dhe zhvillimit të kapaciteteve të zyrtarëve të doganës, dhe tregon përkushtimin e Doganës së Kosovës për të ofruar shërbime më cilësore dhe efikase.

Programit për Zhvillimin e Karrierës u lansua nga ODB në bashkëpunim me Doganat e Japonisë në vitin 2009. Ai ofron një mundësi unike për kandidatët e përzgjedhur nga administratat doganore për të punuar në Sekretariatin e OBD në një gamë të gjerë fushash teknike. Deri më tani në program kanë marrë pjesë mbi 125 zyrtarë nga 78 administrata doganore.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img