0.4 C
Pristina
spot_img

ZILONIS – kompania e njohur gjermane investon në Kosovë

Date:

Share:

Investimet gjermane në Kosovë janë në rritje në vitet e fundit. Së fundi, hapjen e degës së saj në Kosovë e ka bërë edhe kompania ZILONIS, e njohur për investime në sektorin e energjisë së ripërtëritshme.

Ardhja e kompanisë është shënuar me një cermeoni të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermane-Kosovare, ku i ftuar ishte edhe Matthias Conrad, zëvendës ambasadori gjerman në Kosovë.

“Hapja e degës së Zilonis në Kosovë këtu është një lajm i shkëlqyer për Kosovën – dëshmi e pohimit se Kosova ka shumë për të ofruar me popullsinë e saj dinamike, të talentuar dhe pro-evropiane. E thënë thjesht: Kosova është një vend për të bërë biznes. Ambasada jonë, së bashku me Shoqatën Gjermano-Kosovare të Bizneseve dhe Qeverinë do të vazhdojnë të punojnë në drejtim të forcimit të lidhjeve edhe më shumë të biznesit gjermano-kosovar”, ka thënë me këtë rast Conrad.

Ky është investimi i dytë i madh gjerman në Kosovë në dy muajt e fundit, pas prodhuesit gjerman të automjeteve MUNDA, që pritet po ashtu të hapë fabrikë në Kosovë. /Buletini Ekonomik/

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img