Në mbledhjen e fundit, Qeveria ka miratuar Ligjin për Promovimin e Përdorimit të Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë.
Ligji për BRE-të ka për qëllim rritjen e përdorimit të energjisë nga Burimet e Ripërtërishme për të:
- -Përmbushur nevojat për energji
- -Rritur sigurinë e furnizimit
- -Përmirësuar mbrojtjen e mjedisit
- -Ofruar përfitime sociale dhe shëndetësore
- -Promovuar mundësitë e barabarta të punësimit në sektor të energjisë
Ky ligj përfshin:
- -Hartimin e politikave energjetike
- -Zhvillimin e kornizës rregullative për promovimin e përdorimit të BRE-ve
- -Promovimin e skemave mbështetëse konkurruese, efiçiente dhe transparente.