2.2 C
Pristina
spot_img

15 milionë euro eksport nga Kosova për në Austri, Blakaj: Panairi i bizneseve shqiptare është shembull që po bashkon tregun

Date:

Share:

Në Vjenë të Austrisë është mbajtur panairi i bizneseve shqiptare, ku të pranishme kanë qenë kompani shqiptare nga Austria, Zvicra, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Shqipëria.

Në këtë panair janë prezantuar një numër i konsiderueshëm i bizneseve shqiptare që veprojnë atje, duke filluar nga gastronomia, hoteleria, ndërtimtaria, mediat, it- design, imobile, estetikë etj.

Qëllimi i këtij panairi të katërt me radhë sipas Yll Blakaj, kryetar i “Rrjetit të Bizneseve Diasporës Shqiptare në Austri” është bashkëpunimi i kompanive, rrjetëzimi dhe shtimi i eksportit dhe importit mes Kosovës dhe Austrisë.

“Panairi ka shkuar mirë. Sigurisht që presim rezultate në të ardhmen, është hera e katërt që mbahet panairi i bizneseve shqiptare. Motoja e panairit është që produktet nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina dhe Mali Zi të gjejnë tregun e tyre në Evropë. Kjo më së miri bëhet duke u takuar, duke pasur mundësi të bisedojnë me biznese shqiptare këtu. Eksporti në Kosovë është rritur 70%. Bizneset kanë nevojë për lidhje, me u taku”, është shprehur ai.

Blakaj në një intervistë në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka thënë se gjithmonë ftojnë institucionet e Kosovës për pjesëmarrje në panair.

“Është shumë e veçantë edhe prania e deputetëve austriakë, të djathtës austriake, të cilët mbështesin biznesin këtu në Austri. Por, edhe Oda Ekonomike e Austrisë, dhe shumë institucione tjera që na mbështesin. Niveli i kulturës së prodhimit në Kosovë po rritet, kualiteti po ngritet. Kompanitë që prodhojnë dhe eksportojnë kanë kualitet shumë të lartë. Kërkesa është shumë e madhe për produktet tona. Në vitin 2021 sipas të dhënave të Doganës së Kosovës ka pasur rreth 7 milionë euro eksport në Austri nga prodhuesit e Kosovës. Ndërsa në vitin 2022, mbi 15 milionë euro eksport”, tha mes tjerash Blakaj.

Yll Blakaj, kryetari i “Rrjetit të Bizneseve Diasporës Shqiptare në Austri” gjatë intervistës për emisionin “Përballje”
Blakaj gjatë intervistës tha se janë në drejtim të duhur të bashkëpunimit, ndërsa ka kërkuar që prodhuesit kosovarë të rrisin prodhim dhe po ashtu të jenë kualitative.

“Ftoj institucionet tona t’i mbështesin prodhuesit, sepse eksporti është i gatshëm dhe zhvillohet vendi,”, përfundoi ai. Në panair janë realizuar edhe takime B2B mes bizneseve pjesëmarrëse./Telegrafi/

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

7 Arsye pse ndryshimi mund të dështojë | Si ndryshimi shkon keq

Ka shumë gjëra që duhen bërë siç duhet që ndryshimi të ketë sukses. Nga përfshirja e njerëzve deri te përmbushja e angazhimit për ndryshim. Por identifikimi...
spot_img