12.4 C
Pristina
spot_img

Murati: 370 milionë euro për sigurinë e mbrojtjen, vitin tjetër koeficienti i pagave 110 €

Date:

Share:

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë, ku është miratuar buxheti për vitin tjetër, tha se prioritet do t’i kushtohet sigurisë dhe mbrojtjes, raporton Ekonomia Online.

Buxheti për këtë kategori ai tha se do të jetë 370 milionë euro, ndërsa koeficienti i pagave pritet të jetë 110 euro.

“Ky buxhet parashihet të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro dhe parashihet të ndikojë te qytetari. Gjithashtu pritet të rritet edhe koeficienti i Ligjit të Pagave, nga 105 euro në 110. Prioritet i është dhënë fushës së mbrojtjes dhe sigurisë, duke e çuar buxhetin për MPB-në dhe MB-në në 370 milionë euro total, apo rreth 217 milionë për MPB-në dhe 153 milionë për MB-në”.

“Ka shtim të policëve dhe të ushtarëve, përkatësisht 500 policë të rinj do të jenë ndërsa 600 ushtarë të rinj tek FSK-ja”, tha ai.

Më tej, ai bëri të ditur se rritje të buxhetit ka edhe në fushën e arsimit, e po ashtu edhe në fushën e shëndetësisë për 25 për qind krahasuar me vitin 2023.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img