Sipas një studimi të fundit nga Analysis Group, i tërë ekosistemi i Apple App Store ka gjeneruar 1.1 trilionë dollarë shitje në 2022.
Javën e ardhshme kompania do të mbajë evenimentin vjetor Worldwide Developer Conference dhe numrat e publikuara nga Analysis thonë se 910 miliardë dollarë nga 1.1 trilionë dollarët e gjeneruar nga ekosistemi i Apple vinë nga shitjet e sendeve fizike dhe shërbimeve, 109 miliardë dollarë nga reklamimi në aplikacion dhe 104 miliardë dollarë nga sende dhe shërbime dixhitale.
Në 2022 kompania ka rritur shitjet me 29 përqind nga viti në vit. Në Evropë janë rritur me me 116 përqind ndërsa në SHBA me 80 përqind.
Studimi thekson edhe disa prej kategorive më popullore të aplikacioneve ku vihet re e kategorisë aplikacioneve të udhëtimeve dhe transportit.
Ndërsa App Store mbush 15 vite, Apple thotë se zhvilluesit iOS kanë fituar më shumë se 320 miliardë dollarë nga 2008 në 2022. Përdoruesit e iOS kanë shkarkuar aplikacionet 370 miliardë herë ndërsa App Store sot numëron 1.8 milionë aplikacione, ose 123 herë më shumë sesa në 2008.