17.9 C
Pristina
spot_img

Dhjetë kompani nga Kosova pjesëmarrëse në panairin “Stockholm Furniture Fair” në Suedi

Date:

Share:

Kompanitë nga Republika e Kosovës që po ekspozojnë produktet e tyre në panairin “Stockholm Furniture Fair” në Suedi , u përgëzuan për punën e tyre nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca, gjatë pritjes që Ambasada e Kosovës në Stokholm, organizoi në harmoni me agjenden e aktiviteteve nga KIESA.
Me mbështjetjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), dhjetë kompani nga Kosova për herë të parë po marrin pjesë në panairin ndërkombëtar nga industria e drurit “Stockholm Furniture Fair” që po mbahet në Stockholm të Suedisë.
Në këtë panair i cili është hapur me datën 06 shkurt 2024, MINT/KIESA në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit në Kosovë (SHPDK) dhe projektit Fostering Employment and Growth Opportunities (FEGO), kanë siguruar për kompanitë nga Kosova hapësirën ekspozuese prej 290 m2.
Kompanitë pjesëmarrëse nga Kosova: “Elnor”, “Promobi LLC”, “LineGroup”, “Vatër 1954”, “Nero”, “Orendi”, “CiaoBerto”, “Hoti Exclusive”, “All Woodgroup” dhe “Ahikos” janë duke i promovuar prodhimet dhe produktet e tyre nga industria e drurit, me qëllim të krijimit të bashkëpunimit, dhe rritjes së eksportit.
Në panair po merrë pjesë edhe zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë z. Mentor Arifaj dhe U.d. Drejtori i Përgjithshëm i KIESA-s, z. Zef Dedaj të cilët pritën në takim në shtandin e Kosovës z. Hakan Jevrell, sekretar shteti i Suedisë, ku diskutuan mbi identifikimin e aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të rrijtes së investimeve dhe shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.
Shtandi ku janë duke prezantuar kompanitë nga Kosova është vizituar dhe shoqeruar me takime edhe nga z. Jonas Westerlund, ambasador i Suedisë në Kosovë, si dhe znj. Shkendije Geci Sherifi, ambasadore e Kosovës në Suedi.
Krahas kompanive edhe përfaqësuesit nga MINT/KIESA-s po zhvillojnë takime me pjesëmarrës në këtë panair si dhe po shpërndahen edhe materiale promovuese të KIESA-s rreth sektorëve potencial dhe mundësive për investime në Kosovë.
Prodhimet e dhjetë kompanive kosovare nga industria e drurit në panairin “Stockholm Furniture Fair” jenë të ekspozuara në shtandin C07:42, C07:43.
Panairi është i hapur deri me 10 shkurt 2024.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img