1.4 C
Pristina
spot_img

Kuptimi i biznesit nga fillimi i racës njerëzore e deri në ditët e sotme

Date:

Share:

Që kur filluan të shkëmbeheshin mallrat e shërbimet në qytetërimet e lashta, njerëzit kanë menduar shpesh për biznesin. Lindja e prodhuesve të specializuar dhe e parasë, si mjet shkëmbimi, ishin rruga nëpërmjet së cilës shoqëritë mund të fitonin “epërsi në biznes” (po të përdorim fjalë të kohëve të sotme). Egjiptianët, grekët, romakët e lashtë dhe majat e dinin se pasurimi përmes mekanizmit të tregtisë ishte i domosdoshëm për fuqizimin e pushtetit, duke shërbyer kështu si themel për zhvillimin e qytetërimit.

Mësimet e nxjerra nga tregtarët e hershëm janë të vlefshme edhe sot e kësaj dite. Duke u specializuar në zeje të veçanta, u vu re përfitimi që kishin nga prodhimi në masë – sa më shumë njësi të një produkti të prodhohen, aq më e ulët është kostoja për njësi. Paraja shërbeu si pikënisje e konceptit “vlerë e shtuar” – një mall shitet me një vlerë më të lartë sesa vlera e prodhimit. Edhe kur shkëmbimet kryheshin në natyrë, prodhuesit e dinin se u interesonte të ulnin kostot dhe të rrisnin vlerën e mallit të tyre. Sot firmat përdorin teknologji të ndryshme dhe shkëmbejnë mallra kudo në botë, por thelbi i biznesit nuk ka ndryshuar shumë në mijëvjeçarët e fundit.

 

Epokë ndryshimesh

Gjithsesi, studimi i biznesit si veprimtari e veçantë ka nisur vonë. Fjalët “menaxher” e “menaxhim” u shfaqën në fjalorin e gjuhës angleze vetëm nga fundi i shekullit XVI. Në librin Dora e dukshme të vitit 1977, dr. Alfred Çendlëri e ndan historinë e biznesit në dy periudha: para 1850- ës dhe pas 1850-ës. Në periudhën e parë, në mjedisin e biznesit mbizotëronin firma lokale, që zotëroheshin nga familje të veçanta. Duke qenë se tregtia kryhej në përmasa të vogla, studimit të biznesit si disiplinë më vete nuk i kushtohej shumë vëmendje.

Në mes të dy periudhave, rreth viteve 1850, zhvillimi i hekurudhave, i ndjekur nga Revolucioni Industrial, krijoi mundësinë që bizneset te zgjeroheshin përtej rrethit familjar e miqësor, madje edhe përtej qytezave. Por që të lulëzonin në këtë mjedis të ri, bizneseve u duheshin struktura e procese më rigoroze se më parë. Shtrirja gjeografike dhe rritja e vazhdueshme e përmasave të bizneseve kërkonte një nivel më të lartë bashkëveprimi dhe komunikimi brenda firmave – thënë ndryshe, bizneset kishin nevojë për menaxhim.

 

Menaxhimi i prodhimit

Fillimisht, menaxherët përqendroheshin te prodhimi. Teksa ai po zhvendosej nga zejtarët te makineritë, dhe ndërkohë që po kërkohej më shumë prodhim, teoricienë, si Henri Fajoli, analizuan mënyrat më efikase të funksionimit.

Në teoritë e menaxhimit shkencor, të formuluara kryesisht nga Frederik Tejlori, sugjerohej se, për të realizuar një proces të caktuar, mund të gjendej “mënyra më e mirë”. Bizneset ishin organizuar sipas një skeme të përpiktë dhe roli i punëtorit ishte thjesht që të mbikëqyrte dhe “të ushqente” makinerinë, sikur të ishte pjesë e saj. Me lindjen e linjave (konvejerëve) të prodhimit në fillim të viteve 1900, bizneset futën gjerësisht standardizimin dhe prodhimin masiv.

 

Arti i administrimit është i lashtë sa vetë raca njerëzore.

Eduard D. Xhons, bankier amerikan investimesh (1893-1982).

Ndërkohë që vetura Model Te Henri Fordit cilësohet si një sukses i madh i industrializimit, Fordi pyeste se “perse sa herë që më duhen vetëm një palë duar, ato me vijnë së bashku me një tru?” Me industrializimin u rrit edhe prodhimi, por krahas tyre u shtuan edhe konfliktet mes menaxherëve dhe punonjësve. Kushtet e punës linin për të dëshiruar dhe bizneset e shpërfillnin kuadrin shoqëror të punonjësve – prodhimtaria kishte më shumë rëndësi se njerëzit.

 

Studimi i marrëdhënieve njerëzore 

Në vitet 1920, mes teorive të biznesit u shfaq një rrymë e re: Lëvizja e Marrëdhënieve Njerëzore, që merrej me studimin e sjelljes. Nëpërmjet studimeve të psikologëve Elton Majo dhe Abraham Maslou, bizneset nisën të kuptonin vleren e marrëdhënieve njerëzore. Punëtorët nuk shiheshin më si “ingranazhe të makinave”, por si individë me nevoja të veçanta. Menaxherët vazhduan të perqendroheshin tek efikasiteti i prodhimit, por kuptuan se punëtorët ishin më prodhimtarë kur u plotesoheshin nevojat shoqerore dhe emocionale. Për here te pare, specifikimi i vendeve të punés, kushtet e punës, puna në grup, shpërblimet dhe përfitimet jofinanciare u cilësuan të rëndësishme për motivimin e punonjësve.

Në periudhën pas Luftës II Botërore, procedurat e biznesit u zhvilluan më tej. Risitë e kohës së luftës kishin sjellë një përparim teknologjik të ndjeshëm, i cili mund të përshtatej nga bizneset. Për zgjidhjen e çështjeve teknologjike, menaxherët filluan të përdornin analiza statistikore, duke vënë në punë kompjuterat. Por marëdhëniet njerëzore nuk u lanë mënjanë. Për menaxherët, përparësi kishin rezultatet e matshme.

Sipërmarrja ka në thelb mbijetesën, e cila kultivon mendimin krijues. Biznesi nuk është shkencë financiare. Ai ka të bëjë me tregtinë, blerjet dhe shitjet.

Anita Rodik

Sipërmarrëse britanike (1942-2007)

Markat botërore

Periudha pas Luftés II Botërore u shoqërua me rritjen e shoqërive shumëkombëshe dhe konglomerateve-firma me linja të ndryshme biznesi, të shtrira në të gjithë botën. Dukej se lufta e kishte bërë botën më të vogël, duke hapur kështu rrugën për krijimin e markave botërore. Ato u bënë të tilla kryesisht prej revolucionit në media; televizioni, revistat e gazetat u dhanë bizneseve mjetet e duhura për të tërhequr një publik masiv. Bizneset i kishin përdorur gjithnjë reklamat për të informuar blerësit për mallrat e tyre, por zhvillimi i mediave krijoi platformën për lindjen e një fushe të re, atë të marketingut. Në vitet 1940, prodhuesi i reklamave, Roser Rijvs, kishte krijuar konceptet “Propozim i veçantë për shitje” dhe “Veti unike e produktit”. Ndërsa në vitet 1960, punonjësit e marketingut synonin të mësonin se çfarë donin blerësit, e jo thjesht t’u tregonin atyre se sa të mira ishin produktet e firmës.

Fillimisht, për marketingun pati edhe kritika. Në fillim të viteve 1960, reklamat e fryra për produktet që shisnin firmat, sollën edhe pakënaqësinë e blerësve, sepse kishte mospërputhje mes cilësisë dhe pretendimeve. Për shkak të kësaj, por edhe të konkurrencës së prodhuesve japonezë, firmat perendimore përqafuan konceptet e reja të biznesit.

Menaxhim Tërësorë i Cilesisë (MTC) dhe Defekte Zero.

Duke u ndikuar nga teoriciené té menaxhimit, si U. Eduard Deming dhe Filip B. Krosbi, cilësia u pa si përgjegjësi e gjithë firmës, e jo thjesht e atyre që punonin në linjat e prodhimit. Duke ndërthurur teoritë mbi marrëdhëniet njerëzore brenda firmës me përqasjen e marketingut që vë në qendër bleresin, shumë firma përkrahën filozofinë japoneze kaizen, që do të thotë “përmirësim i vazhdueshëm i gjithçkaje nga kushdo”. Punonjësit e të gjitha niveleve kishin për detyrë të përmirësonin proceset e produktet përmes “qarqeve të cilësisë”. Edhe pse tashmë koncepti MTC nuk është më në modë, cilèsia vazhdon të jetë e rëndësishme. Një version i ri i MTC-se është 6-Sigma, një metodë e re për përmirësimin e proceseve. Nismëtare e saj ishte Motorola, në vitin 1986, e ndjekur nga Xhek Uellçi, asokohe president i firmes General Electric.

 

Mendimtarë dhe shkencëtarë

Në vitet 1970, historia e biznesit u ba fushë e veçantë studimi Dr. Alfred Cendien kaloi nga përshkrimi i historisé sé biznesit në analizimin e saj në kursin e tij ne Shkollen e Biznesit ne Universitetin e Harvardit theksonte rendesine e aftësive organizative, të risive teknologjike, si dhe të mësimit të vazhdueshëm. Të frymëzuar nga Çendleri, specialistë të menaxhimit, si Majkell Porter, Igor Ansof, Rosabet Mos Kanter, Henri Mincberg dhe Piter Draker, në vitet 1980-1990, u sugjeruan bizneseve që të kujdeseshin për mjedisin e për nevojat e popullatës, si dhe t’u përshtateshin ndryshimeve. Ruajtja e kushteve për rritjen e bizneseve dhe pozicionimi i duhur i produkteve në tregje u cilësuan si kyçi i strategjive të bizneseve. Për më tepër, këta mendimtarë u dalluan nga paraardhësit, të cilët ishin përqendruar te çështjet operacionale, sepse e vunë theksin tek udhëheqja e bizneseve. Kështu, Çarls Hendi, në librin Pardesyja bosh, zbuloi paradokset e udhëheqjes dhe nxori në pah dobésitë dhe brishtësinë e menaxherëve. Sipas këtyre autoreve udhëheqja, në kontekstin e biznesit, nuk është një pune e lehtë

 

“Pionierët” dixhitalë

Ashtu si televizioni dhe mediat e tjera dikur, edhe interneti, në vitet 1990, hapi një epokë të re për biznesin. Ndërkohë që në vitet 1997- 2000, optimizmi fillestar çoi në falimentimin e shumë firmave pioniere të internetit, ato qe mbijetuan, hodhen themelet e një bote biznesi, që mbizotërohej nga risitë.

Nga disa kompani të themeluara në garazhe të vogla, si Hewlett-Packard-i dhe Apple-i, te faqet e internetit aplikacionet celulare dhe rrjetet sociale të botes sotme të biznesit, teknologjia eshte bërë jetike për çdo biznes.

Pas revolucionit teknologjik, lindja bizneseve të reja ka rritur edhe mundësitë për financim. Në vitet 1980-1990, financa u kthye në një disipline studimi më vete. Bashkimi i dy korporatave ose blerja e njërës prej tjetrës shërbyen si një mënyrë për të tejkaluar kufizimet operacionale të bizneseve të veçanta. Në fjalorin e biznesit, përveç fjaleve “marketing e strategji, zunë vend edhe fjalet “rrezik financiar” e “rritje permes kredimarrjes. Me perhapjen e mikrofinancimit dhe të mjeteve mbështetëse përmes internetit, si dhe të komuniteteve virtuale ku jepen këshilla të ndërsjella. sipërmarrjet e reja janë bërë më racionale dhe shumë më efektive.

Në teorité e sotme té biznesit theksohet edhe diversiteti e përgjegjësia shoqerore. Bizneset nxiten dhe shpesh u kerkohet me ligj që të punësojnë njerëz me prejardh të ndryshme racore-etnike dhe qe të sillen në mënyrë etike. Biznese te tilla, si firmat e veshjeve sportive Nike e Adidas, u kërkojné furnitorëve që të vërtetojnë se fabrikat e tyre plotesojne standardet e trajtimit te punonjësve. Ambientalizmi, riciklimi, diversiteti e zhvillimi i qëndrueshem kané hyré tashmë në fjalorin e ri, si dikur menaxhimi strategjik dhe rreziku financiar.

 

Horizonte të reja

Ashtu si teoritë e biznesit, ka ndryshuar edhe vetë natyra e bizneseve. Ndërsa dikur një firmë kufizohej nga gjeografa, sot ka mundësi globale per zgjerim. Megjithatë, globalizmi ka krijuar konkurrencë të paimagjinueshme. Vendet në zhvillim krijojnë mundësi të reja por edhe rreziqe të reja. Kompanitë mund ta zhvendosin prodhimin e tyre në vende me kosto te ulët pune, por me rritjen ekonomike të këtyre vendeve rritet edhe konkurrenca prej tyre. Keshtu, Kina mund të jetë tani për tani “fabrika e kompanive të botës” por firmat kineze po fillojnë të shfaqen si konkurrente të kompanive perëndimore që prodhojnë në Kinë. 

Kriza globale e viteve 2007-2008 dhe pasiguria e vazhdueshme ekonomike vertetuan se biznesi në shekullin XXI është më i ndervaruri e më i paparashikueshmi në histori. Sot mund të jetë më e lehtë për të hapur nje biznes të ri, por, që të mbijetojë, sipërmarrësit i duhet guxim, që ta provoje idenë e tij në treg, aftësi të mjaftueshme për ta shndërruar planin e tij të mirë në një ndërmarrje fitimprurëse, si dhe njohuri financiare për ta vazhduar suksesin.

 

Ndryshim i vazhdueshëm 

Per shekuj me radhë, faktorët teknologjikë, politikë e shoqërore i kane detyruar firmat të gjejne ményra të reja fitimi. Qysh kur shkëmbehej në natyrë me fshatin fqinj e deri sot që synohet të fitohet duke shitur ne rrjetet sociale, filozofia e biznesit ka ndryshuar e eshte zhvilluar duke iu përshtatur dëshirave dhe nevojave të shoqerive. Biznesi ka dështuar disa herë në ketë mision, si me rastin e krizës financiare qe filloj në 2008. Por herë të tjera si për shembull, në rastin e produkteve revolucionare të kompanisë Apple, firmat kanë qené tejet te suksesshme.

Fusha e biznesit është mahnitëse. Na rrethon dhe ndikon te ne përditë. Një shëtitje në rrugë, një vizitë në supermarket apo një kërkim në internet na përball me të në forma nga më të ndryshmet. Në thelb, biznesi ka pasur dhe e ka mbijetesën, pastaj krijimin e bollëkut, përparimin e vetvetes e të shoqërisë. Sa më shumë globalizohet biznesi dhe sa më shumë shtohen mundësitë për sipërmarrje të reja, aq më shume rritet interesi për të. Prandaj sot, për ata që kanë shpirt sipërmarrës, futja në biznes është me fitimprurëse se kurrë më parë.

 

Biznesi, më shumë se çdo veprimtari tjetër, merret vazhdimisht me te ardhmen-është një ushtrim i vazhdueshém llogaritjeje dhe parashikimi të së ardhmes

Henri R. Ljus

Botues amerikan revistash (1898-1967)

 

Biznesi mund të jetë burim i ndryshimit progresiv.

Xherri Grinfild

Biznesmen amerikan, bashkëthemelues i kompanisë Ben and Jerry’s ice cream (1951-)

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img