10.1 C
Pristina
spot_img

Magjia jetë-ndryshuese e Pastrimit (The Life-Changing Habit of Tidying Up)-Marie Kondo

Share:

Magjia jetë-ndryshuese e Pastrimit

Përmbledhje Libri

Hyrje

Çfarë ka në këtë libër për mua?

Mësoni sekretet për pastrimin e shtëpisë-dhe jetës tuaj.

Cila është mënyra më e mirë për ta pastruar shtëpinë tuaj? Si e dini kur është koha ta gjuani atë xhaketë ndeje diskoje? Po kartolinat e pushimeve nga Gjyshja? Pas këtyre detyrimeve të punëve të shtëpisë janë pyetjet më të thella që vetëm dikush i cili ia ka përkushtuar gjysmën e jetës pastrimit mund t’iu përgjigjet. Marie Kondo kaloi gjithashtu pesë vjet si shoqëruese në një faltore Shinto, duke mësuar se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme në botën tonë kaotike moderne.

Këto pulsime përcaktojnë metodën KonMari të gurusë së çrregullt Marie Kondo, në të cilën rregullimi nuk është vetëm pastrimi i shtëpisë tuaj, por edhe një mënyrë për t’u bërë një vendimmarrës më i mirë, për të jetuar më shëndetshëm dhe për t’i arritur ëndrrat tuaja.

Ja ku është vetëm një shembull se si metoda e Kon Mari-se e ndryshon mënyrën se si mendoni rreth gjërave tuaja: Kur bleni rroba të reja, kur i largoni etiketimet nga paketimet dhe i mirëprisni ato në shtëpinë tuaj. Trajtoni ato sikur pjesë të jetës tuaj, jo sikur një produkt.

Në këto pulsime, do të mësoni më shumë për metodën e Marisa Kondos, duke përfshirë:

  • Pse pastrimi është sikur meditimi;
  • Si t’i varni rrobat tuaja në atë mënyrë që ju bën të ndiheni më i lehtë; dhe
  • Pse duhet ta pastroni shtëpinë tuaj vetëm njëherë në jetë.

Ideja kyçe 1

Hapi i parë në arritjen e stilit të jetës së ëndrrave tuaja është ta vizualizoni jetën e ëndrrave në hapesirën tuaj ëndërruese.

Para se të filloni të pastroni, ju së pari ju nevojitet një vizion për jetën tuaj ideale dhe për hapësirën e jetesës tuaj. Para se të lexoni më shumë, merrni një moment për ta vizualizuar se si do të dukej ajo jetë.

Për shembull, kur njëra prej klienteve të autorit, një grua në të njëzetat, e bëri këtë ushtrim, ajo e pranoi se donte një stil jetese më ‘’femëror’’.Prandaj ajo e vizualizonte veten duke mbërrirë në shtëpi dhe duke gjetur një shtëpi që nuk kishte nevojë ta pastronte-njësoj sikur suita e një dhome hoteli-me një shtrat pink dhe llambë antike.

Para se të flinte, ajo bënte një banjë relaksuese dhe i shijonte erërat e vajërave romantike, duke dëgjuar muzikë klasike derisa bënte joga dhe pinte qaj bimësh, dhe përfundimisht flinte në gjumë plotësisht e qetë dhe e patrazuar.

Sapo ta keni kuptuar çfarë doni në jetë, atëherë jeni në pozitë të filloni të pastroni dhe të shkoni më afër jetës tuaj ideale.

Një ambient i pastër është ai ku ju mundeni në mënyrë efektive të keni qasje në gjërat që ju duhen dhe i pëlqeni, gjë që është arsyeja pse është aq me rëndësi ta kuptoni se cka doni në radhë të parë.

Hapësira juaj duhet të mbushet me gjërat që vërtetë i doni. Për shembull, mos i ktheni rrobat që nuk i doni në pizhama. Ndonëse mund të tingëllojë pragmatike, do të ishte më mirë për ju sikur t’i respektoni gjërat tuaja nëse janë që ato do ta reflektojnë vizionin tuaj.

Merrini librat për shembull. Duke larguar libra që nuk i lexoni, dhe duke i mbajtur ato për të cilat jeni pasionantë, atëherë ju bëheni pasionantë për vetë leximin.

Mos u frikësoni të hiqni dorë nga gjërat. Edhe nëse duhet ta largoni një liber të pluhurosur që vërtetë keni dashur ta lexoni por thjesht asnjëherë nuk keni gjetur kohë për të, këto pengje pendimi ju tregojnë se libri është diçka në të cilën ju jeni vërtetë i interesuar. Tani nuk është koha e duhur për librin, por ju mund ta blini atë gjithnjë më vonë.

Një shtëpi e pastër do ta përmirësojë edhe trupin edhe mendjen tuaj.

Qëllimi i pastrimit nuk është vetëm t’i mbani gjërat të pastra dhe të organizuara.Qëllimi juaj është të krijoni hapësirë që e përmirëson trupin dhe mendjen tuaj.

Për ta bërë këtë, ju duhet ta organizoni hapësirën e banimit në një mënyrë që duket e natyrshme për ju.Kur i renditni gjërat tuaja për shembull, ju poashtu e vlerësoni qëllimin dhe dobinë e tyre tek ju.Lënja e diçkaje që më nuk i shërben ndonjë qëllimi-dhe mirëpritja e diçkaje të re në vend të saj-mund të jetë thellësisht terapeutike.

Derisa jeni duke renditur, fokusohuni në atë që doni ta mbani, jo në atë që doni ta hidhni. Organizoni gjërat tuaja sipas kategorisë, duke studjuar afër secilën me sytë dhe duart tuaja.Dhe pyeteni veten: ‘’A më bën kjo të lumtur? Cili është qëllimi i saj?

Për shembull,ajo xhaketë që dukej interesante për ta blerë por për të mos e veshur, tashmë e ka kryer qëllimin e saj, dhe vetëm mbledh pluhur. Lëreni atë të shkojë me mirënjohje, dhe vazhdoni tutje.

Në këtë mënyrë, pastrimi pushon së qeni një proces i ftoftë, i llogaritur, dhe kështu e rrit vetëdijen për veten tuaj.

Këtu qëndron fuqia e pastrimit, pak a shumë sikurse e meditimit. Efektet afatgjata të tij vijnë nga bërja e asaj që duket e duhura për ambientin, gjërat dhe përfundimisht, mirëqenien tuaj.

Në fakt, ju mund ta imagjinoni pastrimin e hapësires suaj të banimit sikur një mënyrë e detoksifikimit të trupit dhe mendjes tuaj.

Duke i larguar dhe riorganizuar gjërat tuaja, ju në mënyrë efektive do ta largoni gjithë pluhurin e bërë për një kohë të gjatë, duke sjellur kështu freski në shtëpinë tuaj.

Disa klientë kanë vërejtur reagime fizike që rastisnin me procesin e pastrimit, thuase trupat dhe shtëpitë e tyre po i përjashtonin krejtësisht materialet toksike. Për shembull, pasi pastroi dollapin dhe kasollen e saj për herë të parë në dhjetë vjet, një kliente duhej të nxitonte menjëherë në tualet për të larguar diarrenë.

Ideja kyçe 3

Rregullojeni të kaluarën tuaj dhe fitoni qartësi për të ardhmen që e dëshironi.

A keni bërë ndonjëherë pastrim vjetor në pranverë vetëm për të gjetur diçka që domethënë sa bota për ju, e që keni harruar që akoma e keni?Pastrimi ka të bëjë më shumë sesa thjesht me mbajtjen e një shtëpie të pastër: në proces të pastrimit, mund t’i përdorni gjërat nga e kaluara juaj për t’iu ndihmuar të udhëzoheni në të ardhmen.

Kujtimet nga e kaluara juaj duhet t’iu sjellin kënaqësi kur i shikoni ato. Ja vlen t’i mbani ato gjëra që e përfshijnë lumturinë apo kujtimet emocionuese.

Kur e filloni procesin e pastrimit, filloni me kategoritë më të lehta, psh. Rrobat, librat, dokumentet, gjërat e ndryshme etj, dhe përfundojeni atë me gjërat tuaja sentimentale. Fotot janë më të vështirat për shkak të vëllimit të madh dhe vlerës emocionale. Sigurohuni që të mbani ato që mbani mend se keni marrë dhe t’i rijetoni emocionet e atij momenti.

Por çfarë bëni me gjërat sentimentale që më nuk i dëshironi? Shumë njerëz e konsiderojnë shtëpinë e prindërve të tyre si një vend për t’i grumbulluar mbeturinat e tyre. Por është gabim të mos i konsideroni ndjenjat e tyre kur i largoni xhinglat sentimentale.Prandaj jepjuani atyre vetëm gjërat që mendoni se do t’i përdorin, dhe kur i largoni kujtimet e fëmijërisë, pyeteni familjen tuaj nëse do të donin t’i mbanin ato.

Derisa jeni duke pastruar, ju duhet poashtu t’i bëni vetes një pyetje nëse një gjë e caktuar përputhet me dëshirat dhe nevojat tuaja momentale apo me vizionin tuaj për të ardhmen tuaj ideale.

Dokumentet, për shembull, rrallë ja dalin ta bëjnë këtë.Vlerësojeni qëllimin e tyre realisht sipas nevojave tuaja të tanishme. Garancitë dhe manualet, për shembull, kanë një qëllim afatshkurtër, dhe për këtë arsye mund të hidhen poshtë pasi të kenë tejkaluar atë përdorim.

Materialet e vjetra të kursit e kanë kaluar shfrytzueshmërinë e tyre. Në fund të fundit, ju nuk e keni filluar kursin për materiale, por për të fituar përvojë dhe njohuri.

Duke i shikuar gjërat tuaja, ju mundeni, siq e zbuloi një prej klientëve të autorit, t’i rizbuloni pasionet e vjetra që ju sjellin më afër jetës ideale. Pasi e e pastroi raftin e saj të librave, ajo e kuptoi se librat që kishin mbetur ishin shumica nga mirëqenia sociale. Prandaj ajo u kthye në shkollë, e la punën si TT and filloi një kompani të suksesshme të përkujdesjes së fëmijëve.

Ideja kyçe 4

Krijoni një ambient të rehatshëm dhe gjallërues duke e rrethuar veten tuaj me gjëra të organizuara me rregull që ju bëjnë të lumtur.

Ndonëse mund të tingëllojë e pabesueshme, ndryshimi i mënyrës se si e pastroni hapësirën tuaj mund të ketë efekte të thella, jo vetëm në lumturinë tuaj, por poashtu në vetë aftësinë për të vepruar. Për shumë njerëz, pastrimi është hapi i parë drejt marrjes së kontrollit mbi jetën e tyre.

Përpiquni për thjeshtësi dhe rregull pamor kur ruani dhe organizoni gjëra. Konsiderojeni me kujdes si ndiheni saherë që shikoni në gjërat tuaja dhe në hapësirën që e keni dizajnuar për to.

Dollapi i rrobeve tuaja është një vend i mirë për të filluar.Provoni t’i organizoni rrobet tuaja në atë mënyrë që është vizualisht tërheqëse për ju. Për shembull, ju mund t’i organizoni rrobat në bazë të materialit, pastaj në bazë të madhësisë dhe ngjyrës. Apo do të mund t’i organizonit në bazë të madhësisë, duke filluar nga më e  gjata në një anë, dhe nga më e shkurtëra, në tjetrën. Forma që kjo krijon është në mënyrë vizuele e rehatshme, dhe do t’iu bëjë të ndiheni më i lehtë.

Derisa pastroni më shumë hapësirë, do ta zbuloni se organizata nuk ndikon në gatishmërinë tuaj. Në fakt, ajo mund t’iu jepë fuqinë për të marrë vendime dhe për të vepruar sipas tyre.

Disa nga klientët e autorit besonin se kishin lindur të çrregullt, diçka që nuk do të mund ta ndryshonin asnjëherë nëse do të donin ta mbanin një shtëpi të pastër.

Por autori nuk e pranon këtë.Në vend të kësaj, ai i këshillon ata ta braktisin këtë vetë-përceptim negativ, dhe në vend të kësaj, të përpiqen për përsosmëri kur e vizualizojnë hapësirën e pastër të vendit ku banojnë.

Sapo ata ta kenë arritur këtë vizion, ata ndihen sikur mund të bëjnë gjithçka që ju thotë mendja!

Më praktikisht, pastrimi i bën vendimet tuaja rreth shtëpisë më të drejtëpërdrejta, dhe kështu e përmirëson vendosmërinë tuaj. Magazinimi efikas dhe intuitiv eliminon stresin e kërkimit mes rrëmujës për gjërat që ju nevojiten. Kjo ju lejon të merrni vendime në vend që të mbeteni të mbërthyer në kërkim të pafuqishëm për orë të tëra.

Ideja kyçe 5

Për të bërë ndyshim të gjatë në jetën tuaj, ju duhet të pastroni vetëm njëherë.

Shumë njerëz e konsiderojnë idenë e mbajtjes së një shtëpie të pastër lodhëse. Në fund të fundit, a nuk duket sikur përpjekje e tërë jetës? Por ata janë thjesht duke menduar për këtë gjë në mënyrën e gabuar.Nëse ju e organizoni hapësirën tuaj në atë mënyrë që e mishëron stilin e jetës tuaj të ëndrrave, atëherë gjithçka ju duhet të bëni është një pastrim gjithëpërfshirës njëherë në jetë.

Ju mund ta bëni këtë detyrë në dukje të lodhshme më të lehtë duke e kthyer atë në një ngjarje speciale. Ky ndërrim në pastrim do t’iu shërbejë si një ndryshim qenësor dhe i papritur në jetën tuaj-një fillim i ri në rrugën drejt jetës tuaj ideale.

Procesi i pastrimit është rraskapitës, dhe ju duhet të kaloni shumë kohë në këtë punë. Në fakt, autorit i duhen mesatarisht gjashtë muaj për ta pastruar shtëpinë e një klienti.

Dhe derisa e ndërmerrni këtë projekt, është me rëndësi që t’i qaseni hapësires tuaj dhe gjërave tuaja me respektin që ato e meritojnë. Komunikoni me shtëpinë tuaj dhe gjërat tuaja; nëse ju tregoni atyre se ju bën për to, ato do t’iu përgjigjen.

Përderisa jeni duke pastruar, komunikoni me gjërat dhe hapësirën tuaj. Duke bërë kështu, ju mund ta qartësoni raportin me gjërat tuaja, duke fituar kështu një ndjenjë më intuitive të asaj që ju duhet ju dhe çfarë duhet të largohet. Kjo e bën projektin më të lehtë dhe më të natyrshëm.

Kur autorja punon në shtëpinë e një klienti, ajo fillon duke u gjunjëzuar në dyshme nga respekti, dhe ofron hapësirë për një përshëndetje të heshtur, thuase sikur të ishte në faltore. Madje edhe rrobat e saj, zakonisht një fustan dhe xhaketë sportive, e mishërojnë respektin që ajo tregon për hapësirën.

Megjithëse rregullimi i plotë është një projekt i njëhershëm, marrëdhënia juaj e përditshme me hapësirën tuaj është gjithashtu e rëndësishme.Për shembull, kur autorja i heq këpucët e saj gjatë hyrjes së sja në shtëpi, ajo i falenderon ato për punën e bërë.Ajo e përshëndet dhe falenderon shtëpinë e saj çdo ditë, dhe e zbrazur qantën e saj tërësisht, duke vënë çdo gjë në vendin e caktuar.

Ideja kyçe 6

Ndonëse mund të jetë e vështirë, duhet t’i lini disa nga gjërat tuaja të shkojnë.

Tani është koha t’i qaseni pjesës më të vështirë të procesit të pastrimit: hedhja e gjërave. Mund të jetë e vështirë të ndaheni me gjërat tuaja, madje edhe me ato për të cilat nuk keni nevojë. Fatmirësisht, egzistojnë disa truqe që mund t’i përdorni për tua lehtësuar këtë gjë.

Filoni duke e përcaktuar qëllimin e objektit dhe vendosni nëse është përmbushur ai qëllim akoma? Nëse hezitoni me përgjigjen tuaj, pyeteni veten: Pse e kam marrë këtë gjë? Kur? Dhe si?

Gjërat e ndryshme që i mbani “vetëm sepse” janë shkaqe të zakonshme të rrëmujës dhe kaosit.Për këto gjëra, është më mirë të filloni me kategori personale, të definuara qartë, sikurse CD-të dhe DVD-të, produktet e kujdesit të lëkurës, aksesorët etj, dhe të merreni me gjëra më të përgjithshme, sikurse paisjet dhe furnizimet shtëpiake, gjërat e kuzhinës dhe të ngjashme.

Jini i qartë për qëllimin e secilit element, dhe jini të gatshëm t’i hiqni qafe gjërat që e kanë humbur atë qëllim. Për shembull, qëllimi i një romani të gjysmë-lexuar nuk ka qenë të mbarohet ai, por të përjetohet tregimi. Nëse nuk e keni përfunduar, me siguri nuk do ta përjetoni. Bëhuni mirënjohës dhe lëreni këtë qështje të shkojë.

Ndonjëherë intuita dhe arsyeja do të jenë në kundërshtim me njëra-tjetrën, sidomos nëse jeni të lidhur emocionalisht me gjëra të caktuara.

Në këto raste, konsiderojini me kujdes mënyrat në të cilat kjo gjë kontribuon në jetën tuaj.A ju bën të lumtur kur e shihni atë? A e shihni të tërën? Nëse është ruajtur për një kohë të gjatë, gjasat janë se është më pak e rëndësishme sesa mund të mendoni.

Dhuratat dhe kartonat e përshëndetjeve poashtu kanë një qëllim: ato janë gjeste nga miqtë dhe të dashurit për të treguar se ju bën për ju. Por sapo të përcjellet ky mesazh, a nuk është koha që ta lini atë të shkojë?

Duke i larguar gjërat e panevojshme, ju do të jeni shumë më afër krijimit të hapësirës tuaj ideale.

Përmbledhja Finale

Mesazhi kyç në këtë libër:

Largimi i rrëmujës nga jeta juaj duhet të jetë jashtëzakonisht e thjeshtë: gjithë çfarë duhet të bëni është të vendosni se çfarë dëshironi të mbani dhe të hiqni dorë nga ato që nuk i doni-psh, gjithçka që nuk ju bën të lumtur. Arritja e kësaj, sidoqoftë, kërkon nga ju të gërmoni thellë për ta kuptuar se çfarë lloj jete dëshironi të jetoni. Varet nga ju për ta zhvilluar atë lloj hapësire që e reflekton të ardhmen tuaj ideale.

Çfarë të lexoni më tutje: ”Projekti i lumturisë”, nga Gretchen Rubin

Siq e kemi parë, thjeshtë të pasurit e të gjithave-një karrierë të mirë, një shtëpi të mirë dhe para në bankë-nuk përkthehet e tëra në lumturi. Por përveq largimit të rrëmujës, çfarë tjetër mund të bëni për të gjetur paqe dhe kënaqësi në jetë? Personi që duhet t’ia bëni këtë pyetje është Gretchen Rubin.

Në ‘’Projektin e Lumturisë’’ Rubini ju merr gjatë në kërkimin e saj për kënaqësi. Parimet dhe teknikat që ajo i zbuloi gjatë rrugës mund t’iu ndihmojnë ta ndërtoni një jetë që është edhe më pak stresuese edhe më përmbushëse. Për të filluar ndryshimin e jetës për të mirë, dhe për ta mësuar artin e ‘’ditarit të një fjalie’’, lexoni pulsimet tona të ”Projekti i Lumturisë.”

Keni komente?

Ne sigurisht që do të donim të dëgjonim se çfarë mendoni për përmbajtjen tonë! Thjesht dërgoni një email në [email protected] me titullin e këtij libri si temë dhe ndani mendimet tuaja me ne!

━ të ngjashme si kjo