13.7 C
Pristina
spot_img

Nis panairi i bizneseve shqiptare në Austri, marrin pjesë rreth 27 kompani nga Kosova

Date:

Share:

Sot në Vjenë të Austrisë është hapur panairi i bizneseve shqiptare, ku do të prezantohen një numër i konsiderueshëm i bizneseve shqiptare që veprojnë atje, duke filluar nga gastronomia, hoteleria, ndërtimtaria, mediat, it- design, imobile, estetikë etj.

Telegrafi është i pranishëm në këtë panair, ku po marrin pjesë rreth 27 kompani nga Kosova, pastaj edhe nga Shqipëria, nga Lugina e Preshevës dhe nga Maqedonia e Veriut. Gjatë ditës do të realizohen takime B2B mes bizneseve pjesëmarrëse.

Panairi organizohet nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri, ndërkaq, pjesëmarrja e bizneseve nga Kosova mundësohet nga projekti MARDI i Caritas-it Zviceran, Germin dhe Projekti Kosovo Compete – USAID.

Në hapje ishte i pranishëm edhe Yll Blakaj, Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, Lulzim Pllana, Ambasador i Kosovës në Austri, Përparim Rama – Kryetar i Prishtinës, etj.

Abonohuni

━ artikuj të ngjashëm

spot_img