Si të flisni me çdokënd
Përmbledhje Libri
Hyrje
Çfarë ka në këtë libër për mua?
92 truke të vogla për sukses të madh në raporte me të tjerët.
Jeta është plot me takime dhe biseda të cilat më parë nuk do të donim ti kenim, dhe prezentime, të cilat më parë nuk do të donim ti jepnim. Por e vërteta e kësaj qështjeje është se ne të gjithë jemi qenie sociale që mbështemi në komunikim ne pothuajse gjithçka që bëjmë. Duke qenë kështu, a nuk do të ishte më mirë atëherë që të gjithë të bëhemi më të mirë dhe më rehat kur flasim me njëri-tjetrin?
Për t’i bërë njerëzit komunikues më efektivë, Leil Lowndes ja ka dedikuar punën e saj kësaj qështjeje tërë jetën. Ajo i ka vëzhguar njerëzit, ka studjuar dhe ka bërë hulumtime, dhe ka vërejtur një veqori shprehie që i bën ata ose të pengohen me veteveten ose të marrin më të mirën prej një bisede. Me dekada të tëra ajo ka lansuar libra të mbushura me ato që duhen bërë dhe që nuk duhen bërë, të dizajnuara për t’i ndihmuar njerëzit t’i navigojnë më mirë ujërat e ndryshueshme të komunikimit të përditshëm.
Prandaj zhytuni në këto pulsime dhe mësoni disa nga teknikat bazike -dhe më të avansuara që mund t’iu ndihmojnë në një bisedë ta rastit apo një takimi jashtëzakonisht stresues.Do të gëzoheni që e keni bërë këtë!
Në këto pulsime do të zbuloni:
- si të përhapim dridhjet e mira të lavdërimit duke përdorur një lajmëtar;
- si të hyni në një festë si një shef; dhe
- si ta jepni komplimentin perfekt.
Ideja kyqe 1
Përshtypjet e para kanë rëndësi, prandaj kujtoni që të buzëqeshni dhe përdorni gjuhë trupi mikëpritëse.
Le të mos bëjmë shaka me veten: përshtypjet e para janë vërtetë me rëndësi. Kur e takoni dikë për herë të parë, mënyra se si shikoni dhe veproni ngulitet në trurin e tyre, dhe pa asnjë dyshim do të ndikojë në marrëdhëniet e ardhshme që keni me atë person.
Gjëja e parë që dikush sheh është fytyra juaj, pra ky është vendi ku fillon një përshtypje e mirë e parë.
A ju ka thënë ndonjëherë nëna juaj se duhet të buzëqeshni gjithnjë kur takoni njerëz të rinjë. Atëherë ka mundësi të ju ketë mërzitur kjo këshillë, por ajo ka pasur të drejtë. Buzëqeshja mund të bëjë dallim në madh nëse e fitoni dikë në bisedë ose jo.
Njerëzit, sidoqoftë, mund ta dallojnë buzëqeshjen e rreme, prandaj lëreni buzëqeshjen të rritet ngadalë, pasi kjo do ta bëjë atë të duket më personale dhe e vërtetë.
Studimet tregojnë se një buzëqeshje natyrale është edhe më e rëndësishme mes grave. Në ambientet e korporatave, gratë që buzëqeshin më ngadalë konsiderohen më të besueshme.
Një tjetër këshillë është të shmangni dhënien çdokujt në grup të njëjtën buzëqeshje, ngase kjo mund të jetë shtyerje. Provoni ta ndryshoni buzëqeshjen tuaj teksa merreni me njerëz të ndryshëm.
Sytë tuaj poashtu janë një aset me rendësi në fitimin e njerëzve-dhe është dëshmuar se krijimi i një kontakti i drejtëpërdrejtë në sy do t’iu ndihmojë të fitoni edhe respekt edhe afërsi. Nëse doni ta përmirësoni një lidhje, mbani kontaktin me sy me atë person edhe nëse nuk janë duke folur, dhe ndalojeni kontaktin vetëm kur është e domosdoshme.
Tani, meqë e kryet me fytyrën, le të kalojmë tek gjuha e trupit, e cila ka një ndikim të fuqishëm në mënyrën se si ju përceptojnë të tjerët.
Për fillestarët, është me rëndësi ta kuptoni se vetëm për shkak se dikush është i huaj, nuk domethënë se duhet të silleni sikur ai/ajo është e tillë. Më parë, kur e përshëndetni dikë për herë të parë, bëjeni këtë thuajse ai/ajo të ishte një mik i mirë. Bashkë me një buzëqeshje të ngrohtë, kthejeni trupin tuaj tërësisht drejt tij/saj në mënyrë që ai/ajo ta shohë se po ja jepni vëmendjen tuaj të pandërprerë.
Ju gjithashtu mund të shmangni rënien nga hiret e saj të mira duke u siguruar që të mos shqetësoheni – që do të thotë të mbani nën kontroll gjestet e duarve tuaja.
Mund të tingëllojë e quditshme, por studimet tregojnë se nëse e prekni fytyrën tuaj kur jeni duke folur, kjo ju bën të dukeni më pak të besueshëm-prandaj rrini të qetë, dhe mbani duart tuaja larg fytyrës.
Ideja kyçe 2
Prezantimet e lehta dhe të gjestet e njohura shpiejnë në biseda të mira.
Para se ta takoni dikë për herë të parë, mund të keni mendime ankthi sikurse ‘’Cfarë nëse nuk kemi asgjë të përbashkët?’’ apo’’Për çfarë do të flasim?’’
Fatmirësisht, do ta shihni shpesh se një prezantim i lehtë është gjithë çfarë ju duhet për ta mbajtur një bisedë.
Mënyra më e lehtë për të bërë që ai prezantim të ndodhë është të kërkoni nga një mik i përbashkët apo një person që ju mirëpret në një ngjarje në të cilën jeni. Në mënyrë alternative, mund t’i pyesni ata disa pyetje rreth një të huaji misterioz ashtuqë të keni një mënyrë për ta filluar vetë bisedën.
Në fund, ju mundeni poashtu të silleni pranë të panjohurit, të dëgjoni dhe të shihni nëse gjeni një mundësi për të hyrë në bisedë.
Një teknikë klasike për t’i bërë të tjerët që të vijnë e të flasin me ju është të keni një thyes heshtjeje, ose një fillues bisede, të cilin mund ta merrni me vete, sikurse psh një orë gjepi të vjetër, apo një kasafortë unike. Kjo e hap derën që dikush të pyes, ‘’Ku e morët atë?’’Para se ta vëreni, do të jeni duke biseduar sikur miqtë më të mirë.
Nëse jeni ju ai që po e udhëheqni takimin, mund t’i bëni gjërat më lehtë duke bërë prezantime dhe duke përfshirë një apo dy fakte interesante për personin.Në këtë mënyrë, të gjithë e kanë një mundësi për të bërë një pyetje vijuese dhe për të rrokullisur topin.
Sapo të jenë kryer prezantimet, dhe të ketë filluar biseda, atëherë vëmendja juaj mund të fokusohet në sjelljen tuaj.
Askush nuk dëshiron të ngecë në një bisedë ku dikush është duke u sillur në një tregim dukshëm të pambarim dhe të mërzitshëm. Pra në mënyrë që të siguroheni që nuk po ua ngjisni këtë njerëzve të tjerë, kushtoni shumë vëmendje mënyrës se si ata po flasin dhe po përgjigjen. Provoni ta përputhni disponimin dhe tonin e tyre të zërit, dhe gjasat janë që të gjithë do të jenë të vëmendshëm dhe të përfshirë.
Për shembull, nëse ata po buzëqeshin dhe po përdorin gjeste të gjallëruara, atëherë bëjeni të njëjtën gjë. Apo nëse disponimi është i zymtë dhe njerëzit po mbështeten pas në karriget e tyre, bëjeni maksimumin që të përshtateni.
Kur mund ta dalloni mundësinë tuaj për të hyrë në bisedë, gjëja më e mirë që mund të bëni është të keni vetëbesim në atë që e thoni dhe të përfshiheni me një qëndrim pozitiv. Kjo është edhe më e rëndësishme sesa fjalët që i përdorni, për aq kohë sa i shmangni komentet e pasjellshme, të pakëndshme apo që mund të shihen si ankesa, ngase kjo do të krijonte një përshtypje të parë negative.
Ideja kyçe 3
Zotërojeni artin e të folurit për gjëra të vogla duke hapur dyert e bisedimit dhe duke i mbajtur njerëzit në bisedë.
Mund të mendoni se të folurit për gjëra të vogla është i parëndësishëm dhe humbje kohe, por kjo është tërësisht gabim. Në biznes dhe në jetën tuaj private, të folurit për gjëra të vogla mund ta bëjë dallimin mes fitimit ndaj dikujt dhe frikësimit të tyre.
Nëse ju mungojnë aftësitë e të folurit për gjëra të vogla, atëherë provoni të përgaditeni për pyetjet e pashmangshme që do të ju bëjnë.
Cilat pyetje vlejnë kur jeni duke e njohur dikë? Gjasat janë, se janë gjërat sikurse, ‘’Prej nga jeni”, apo ”Me çfarë merreni?”
Dhe për shkak të natyrës së tyre shumëvjeqare, këto pyetje shpesh kërkojnë përgjigje të mprehta, të papritura dhe joftuese.Pra në vend se të jepni përgjigje një-fjalëshe ‘Londra’’ dhe ‘’Marketingu’’, përgadituni të elaboroni.Mbajeni rrjedhën e bisedës duke çuar në një fakt anekdote interesante që e hap derën për një temë tjetër.
Për shembull, nëse vendlindja juaj është Washington DC, atëherë do të mund ta përmendnit se është diazjnuar nga i njëjti planifikues qyteti që e bëri planin për Parisin. Kjo do të mund ta nxiste bisedën më tutje rreth udhëtimit.
Një tjetër këshillë fituese është të fokusoheni në të qenit dëgjues i mirë, dhe ta dini si ta mbani partnerin duke folur.
Mund të duket sikur një kontradiktë, por një nga mënyrat më të mira për t’i bërë njerëzit të mendojnë se jeni një bisedues i mrekullueshëm është të thuani shumë pak dhe ta mbani fokusin tek partneri juaj. Në këtë mënyrë, ata do të jenë shumë të zënë duke folur dhe duke u lajkatuar nga interesi juaj për ta vërejtur se nuk jeni duke thënë shumë.
Një mënyrë e zakontë për ta mbajtur një person duke folur është t’i përdorni pauzat e tyre si një mundësi për ta marrë gjënë e fundit që e kanë thënë dhe ta përsërisni atë në atë mënyrë që e vë topin prapë në fushën e tyre.Duke e mbajtur një person duke folur, ju mund t’i çoni ata në të gjitha llojet e zbulimeve interesante.
Një mënyrë e lehtë për t’i fituar disa shpërblime bisedash është ta dini se kush në grup ka një tregim të mrekullueshëm dhe pastaj t’ia jepni atij personi një hyrje të mirëfilltë. Kjo jo vetëm që i jep grupit argëtim, por personi me tregim me siguri do ta vlerësojë mënyrën se si ia dhatë mundësinë të shkëlqejë.
Thjeshtë sigurohuni që tregimi është i përshtatshëm dhe nuk ka qenë diçka që ju kanë thënë në besim; përndryshe, kjo taktikë mund të dështojë në mënyrë të quditshme.
Saherë që flisni, ju duhet poashtu të mundoheni ta shmangni thënien e gjërave që do t’iu bëjnë të dukeni keq. Kur njerëzit po njoftohen me njëri-tjetrin, ata shpesh e ndjejnë impulsin të rrëfejnë diçka personale apo ta zbulojnë një dobësi.Ky është gabim.Përderisa personi është tashmë tërësisht i impresionuar nga ju, zbulimi i një sekreti me siguri do t’i bëjë të pyesin se çfarë tjetër mund të jeni duke fshehur.
Ideja kyçe 4
Ndërtoni një lidhje përmes imitimit, empatisë dhe sjelljes sikurse një mik i ngushtë.
Ja një faktor të natyrës njerëzore që mund të jetë i dobishëm për ta mbajtur në mend: njerëzit kanë tendenca t’i pëlqejnë njerëzit me të cilët ndajnë gjëra të përbashkëta. Kjo është diçka që mund ta përdorni si përparësi tuajën duke i theksuar ngjashmëritë që keni me personin që po mundoheni ta bëni për vete.
Siq thotë një thënie, imitimi është forma më e sinqertë e lajkës-prandaj përdoreni këtë për ta bërë më të lehtë shoqërimin me të tjerët.
Si lëvizin ata?A jeni të ngadalshëm dhe të kujdesshëm, apo nervozë dhe që hidheni në bisedë?kur reflektoni mbi lëvizjet e një personi, ata kanë tendencë të ndihen më rehat rreth jush, edhe nëse nuk janë saktësisht të sigurtë se pse.
E njëjta vlen për gjuhën, prandaj mundohuni t’i përdorni të njëjtat fjalë dhe fraza që i përdorin ata.
Për shembull, nëse po flisni me dikë që thotë se punon për një agjensi reklamash, vëreni se si ai/ajo nuk e quajti atë kompani apo firmë, dhe bëni gjithashtu edhe ju këtë gjë.
Ju mund ta bëni një hap më tutje duke i përdorur fjalët që lidhen me interesat e tyre; nëse ju pëlqen bejzbolli, do të mund t’i ndihmonit ata me ‘’vrapim shtëpie’’, adhe nëse lundrimi është gjëja e tyre e preferuar, do të mund t’i quanit ata si pjesë të ‘’ekuipazhit.’’
Një mënyrë për ta ndërtuar këtë raport është t’i largoni ‘’ums’’ dhe t’i përdorni empatizuesit.
Kur flasim, ne priremi të përgjigjemi në mënyrë të pandërgjegjshme me pëshpëritje njërrokëshe si “ah”, “po” ose “um”, thjesht për të pranuar se po dëgjojmë. Por nëse doni të lini një përshtypje të mirë, përdorni fjali të plota që i tregojnë partnerit tuaj se jeni duke dëgjuar me të vërtetë, si: “Kjo ishte gjëja e duhur për të bërë” ose “E kuptoj pse e bërë këtë”. Kjo do ta ndihmojë partnerin tuaj të kuptojë se ju vërtetë e kuptoni atë.
Një tjetër përforcues i nivelit të lartë i marrëdhënieve që do t’ju çojë nga të qenit thjesht të njohur-në miq të ngushtë në një kohë të shkurtër, është adoptimi i dy fjalëve të fuqishme: “ne” dhe ”neve”. Në pjesën më të madhe, njerëzit priren t’i përdorin këto fjalë vetëm kur flasin për miqtë dhe partnerët e tyre më të ngushtë. Duke përdorur këto fjalë rreth dikujt që dëshironi të sillni në rrethin tuaj të brendshëm, do të përshpejtoni procesin e krijimit të miqësisë.
Pra, në vend që të thoni: “Çfarë mendoni për këtë kryebashkiak të ri?” provoni të thoni, “Si mendoni se do t’ia dalim me kryebashkiakun e ri?”
Më në fund, mësoni të kultivoni shaka. Ata janë një gur themeli i çdo marrëdhënieje të ngushtë. Nëse dëshironi të krijoni shpejt një lidhje, mbani mend kur ndodhin vërejtje qesharake dhe të qeshura të përbashkëta, dhe me zgjuarsi riktheni ato përsëri më vonë. Papritur, do të keni një histori të paharrueshme, të përbashkët mes juve!
Ideja kyçe 5
Behuni i brishtë, i kursyer dhe i shpejtë me lavdërimin tuaj.
Lavdërimi është gjë e mirë, apo jo?Në teori është, por në praktikë, mund të dështojë nëse pranuesi mendon se jeni i pasigurtë.
Prandaj është ta jipni lavdërimin në mënyrë indirekte.
Një mënyrë për ta bërë këtë është t’i thoni disa fjalë të mira përmes një të njohuri të përbashkët. Duke e pasur një palë të tretë për t’i dërguar lajmet e reja, edhe pranuesi edhe lajmëtari do të vijë duke u ndjerë mirë.
Nëse jeni ai që po e jepni komplimentin direkt, sidoqoftë, shmangeni shfaqjen e shumë të tij.Në vend të kësaj, do të mund ta përfshinit atë në një vërejtje rasti. Për shembull, do të mund ta pyesnit dikë ‘’Si jeni?’’ dhe pastaj hidhjani një shikim tek ata duke vazhduar ‘’Dukshëm keni qenë mirë.’’
Apo do të mund ta nënvizonit butësisht se e respektoni personin tjetër, duke i pyetur ata për një rekomandim restaurant.Kjo tregon se e admironi shijen e tyre të mirë.
Nëse e ndjeni nevojën të jeni më i drejtëpërdrejtë, mbani mend se një qik lavdërim mund të bëjë shumë.
Përgjithësisht, të gjithë ndihen sikur bëjnë punë aq shumë dhe që nuk vërehet.Thjeshtë duke i thënë dikujt se po bën punë të mirë, do t’ia rregullosh ditën!
Mbajeni në mend se lavdërimi mund të jetë i mirë sidomos kur është i menjëhershëm. Në vend se të prisni një javë për ta dhënë atë, flisni menjëherë kur bëhet puna e mirë.
Lavdërimi i menjëhershëm mund të jetë i mirë sidomos për dikë që po jep një prezentim, meqë të folurit në publik është i vështirë për shumicën e njerëzve.Edhe nëse jeni duke e thënë të vërtetën, kolegu juaj do ta vlerësojë nëse i thoni menjëherë se ka bërë punë të mirë.
Por për ata që i keni më të afërtit dhe më të dashurit, mund të jeni specifik në lavdërimin tuaj.
Nese do të jepni një kompliment mbresëlenës atij personi special në jetën tuaj, vetëm theksojeni një karakteristikë të veqantë që vërtetë e admironi. Ndoshta është pamja e tyre me stil e mirë, qëndrueshmëria e tyre e mahnitshme apo sharmi i tyre i pashoq-nëse jeni i sinqertë dhe i vërtetë në komplimentin tuaj, ata me siguri do ta vlerësojnë atë.
Ideja kyçe 6
Gjithnjë jini të kujdesshëm në raprotet tuaja, sidomos kur është në pyetje dhënia dhe pranimi i ndereve.
Deri tani i kemi përmendur shumicën e bazave se si të flasim me çdokë dhe ta fitojmë bisedën me të. Tani le t’i shohim disa truqe të nivelit të ekspertit për t’iu vënë në maje të lojës tuaj ndërpersonale.
Një mënyrë e lehtë për t’i përmirësuar raportet tuaja është të jeni më i kujdesshëm.
Së pari, kuptojeni se njerëzit kanë nevojë të shfryhen kohë pas kohe, sidomos pas një dite të vështirë. Bëhuni i durueshëm, lejoni ata të ankohen dhe dilni jashtë sistemit të tyre, dhe provoni të tregoni se jeni duke simpatizuar me ta. Kjo do t’i ndihmojë ata të qetësohen, dhe sapo kjo të ndodhë, mund ta ndërroni bisedën për atë që është në mendjen tuaj.
E dyta, sigurohuni që nuk e leni bisedën varur.
Thoni se për shembull, miku juaj është në një tregim të mrekullueshëm kur kamarieri e ndërpret atë për ta marrë porosinë nga ju. Sapo të kalojë shpërqendrimi, mos harroni të ktheheni tek miku juaj dhe t’i thoni të vazhdojë aty ku e ka lënë.
Keshilla e tretë është se ndonjëherë gjërat janë më mirë kur lihen pa thënë.
Të gjithë i kanë momentet të cilat ata shpresojnë se nuk i vëren askush, si psh të themi, nëse përjetojnë një funksion biologjik me erë dhe të irritueshëm kur janë në kompaninë e dikujt tjetër.Por kjo nuk domethënë se ju apo personi tjetër duhet ta konsideroni atë me një vërejtje. Gjëja më e përshtatshme është ta vazhdoni bisedën thuase nuk ka ndodhur asnjëherë. Rrini të qetë, miku juaj do t’iu jetë mirënjohës për këtë.
Forma përfundimtare e sjelljes së kujdesshme është të përsosni artin e bërjes së nderit.
Ju me siguri e dini se sa mirë është kur i bëni dikujt një nder, apo jo?Por nëse dikush ju kërkon të hiqni dorë nga gjithçka dhe t’i bëni një nder atij tani, kjo është krejt diçka tjetër-ai duket sikur i pasjellshëm. Prandaj mos e bëni këtë gabim vetë.
Njësoj, nëse i bëni dikujt një nder, mos ja kërkoni t’ua kthejë atë menjëherë.
Më mirë, lëreni kohën të kalojë ashtuqë ai ta dijë se i keni bërë nder për hir të miqësisë. Mund të flisni më vonë për atë që doni.
Në fund, dijeni se të gjithë i llogarisim gjërat që i bëjmë për miqtë dhe kolegët tanë, prandaj sigurohuni që jeni mjaft falenderues dhe vlerësues ndaj atyre që ju mbështesin gjithmonë.
Ideja kyçe 7
Të tingëlloni profesional është kyqe për suksesin në karrierë.
Nëse jeni punëtor ambicioz, ka gjasa të jeni në kërkim të mënyrave për t’i lënë mbresa shefit dhe për të gjeneruar vrull përpara në karrierën tuaj.Një taktikë kyçe për këtë është të siguroheni që gjithnjë të tingëlloni profesional.
Së pari, kur flisni me shefin tuaj,flisni shkurtë dhe direkt. Njerëzit e rëndësishëm nuk kanë kohë të sillen rreth temës.
Për më tepër, provoni ta mbani fokusin e temës tuaj kur flisni. Duke i filluar fjalitë tuaja me ‘’ju’’ dëgjuesi ka më shumë gjasa t’iu kushtojë vëmendje fjalëve që pasojnë.
Përgjatë këtyre rreshtave, kur po e konsideroni si të dërgoni lajme, mendoni se cila ka gjasa të jetë përgjigja e dëgjuesit tuaj dhe mundohuni ta parashikoni atë në komunikimin tuaj. Për shembull, nëse mendoni se ai do të jetë i lumtur kur t’i dëgjojë lajmet, jepeni ato me një buzëqeshje.Nëse është lajm zhgënjyes, tregonjua atë atyre me një psherëtimë mëshire.
Gjithashtu, mendoni se në çfarë mund të jetë i interesuar dëgjuesi. Nëse po e takoni një klient potencial, mos ia tregoni vetëm titullin e punës tuaj-tregoni atij çfarë bëni për njerëzit. Nëse jeni kontabilist, thoni ‘’i organizoj financat e njerëzve dhe gjej mënyra të reja që ata të ruajnë para.’’Nëse jeni flokëtar, përmendeni se si puna juaj ju mundëson ta ‘’gjeni prerjen perfekte që përshtatet me fytyrën e klientit dhe personalitetin e tij.’’
Por sikurse me çdo komunikim, egzistojnë shumë pengesa për të tingëlluar profesional. Ja ku janë disa nga më të zakonshmet.
E para, nëse e zbuloni se keni diçka të përbashkët me dikë, mos reagoni së tepërmi me një shprehje të papritur ‘’Oh wow, edhe unë!’’Përgjigja profesionale është të qendroni i qetë, duke e lënë zbulimin të ndodhë natyrshëm përgjatë rrjedhës së bisedës. Personi tjetër është e sigurt se do të impresionohet nga sjellja juaj e qetë.
Së dyti, duhet t’i shmangni klishetë me çdo çmim.
Së treti, mos i pyetni njerëzit, ‘’Me se merreni?’’ Në vend të kësaj, pyetini ata diçka sikurse ‘’Si e kaloni shumicën e kohës tuaj?’’Disa njerëzve nuk ju pëlqen të flasin për punët e tyre të përditshme, por me pasion do t’i diskutonin pasionet e tyre.
Dhe, së fundi, mbani mend se profesionistët nuk ngacmojnë apo vënë në siklet njerëzit e tjerë, apo bëjnë shaka në kurriz të tyre.
Ideja kyçe 8
Qëndroni në krye duke ndarë biznesin nga koha e lirë dhe duke qenë gjithmonë të ndershëm.
Ngjitja e shkallëve të karrierës është mjaft e vështirë, pro sapo të arrini në majë, është një sfidë krejtësisht tjetër: shmangja e rënies poshtë.
Një këshillë e mrekullueshme për të gjithë shefat është ta mbajnë biznesin larg kohës personale.
Edhe nëse jeni në një drekë biznesi, mos filloni të flisni për dyqan pa e përfunduar me ëmbëlsirën, sidomos nëse është një temë e vështirë. Në fund të fundit, askush nuk dëshiron ta shkatërrojë apetitin e vet me një bisedë biznesi të mërzitshme.
E njëjta vlen edhe për palët, të cilat mund të jenë shumë të mira për bërjen e kontakteve të reja, por më pak për diskutimin e qështjeve serioze biznesore. Merreni shtruar dhe ndani një kohë të caktuar për diskutime më serioze.
Kur është koha e duhur për të bërë biznes, mbani mend që gjithnjë të jeni të ndershëm kur e paraqitni veten tuaj më të mirë.
Kur i takoni apo prezantoni para klientëve, njerëzit kanë tendencë ta bëjnë gabimin e të folurit për atë se sa shumë do të përfitojë konsumatori, duke e shmangur temën e asaj që do ta marrin prej marrëveshjes. Përderisa mund të mendoni se kjo është thjesht të qenit i sjellshëm, mund të shfaqet si i pandershëm.Në vend të kësaj, vetëm jinni transparent dhe i drejtëpërdrejtë për atë se si edhe ju, edhe klienti, do të keni dobi. Në këtë mënyrë, ai nuk do të mendojë se po përpiqeni ta tërhiqni një të shpejtë.
Dhe mos kini frikë të bëni gabime. Disa bizneseve aktualisht ju pëlqen t’i katranosin gjërat, sepse kjo ju mundëson atyre ta impresionojnë konsumatorin duke e kompenzuar atë.
Prandaj, nëse bëni një gabim, sikurse dërgimin e produktit të gabuar, kërkoni falje dhe dilni përtej normales duke bërë një gjest të bamirësisë, sikurse ofrimin e një karte dhuratash apo transport falas për porosinë e tyre të radhës. Në këtë mënyrë, ju keni gjasa ta mbani konsumatorin, i cili mundet edhe ta shpërndajë fjalën se sa i mirë është shërbimi juaj.
Një këshillë përfundimtare që është e sigurtë do të lë përshtypje është që gjithnjë të jeni i pari që duartokisni apo flisni.
Liderët e marrin hapin e parë, apo jo?Ata nuk presin që të tjerët t’iu tregojnë se çfarë të bëjnë.Pra në skenare grupore, ju mundeni lehtësisht dhe në mënyrë efektive ta prezantoni veten si lider duke qenë i pari që duartrokisni dhe ofroni një mendim.
Ideja kyçe 9
Përgaditja për takim ja vlen.
Nëse dëshironi t’i përmirësoni gjasat që të keni takime të suksesshme me dikë që nuk e njihni, pak përgaditje mund të bëjë qudira.
Së pari, sigurohuni që gjithnjë ta thuani vetëm gjënë e duhur.
Studimet tregojnë se njerëzit me fjalor të thellë dhe të bollshëm konsiderohen si më inteligjentë dhe më kreativë. Pra, mund të ndihmojë vetëm kauzën tuaj për të kërkuar disa nga fjalët tuaja më të përsëritura në një thesaurus dhe për të gjetur disa zëvendësime që mund t’i përdorni. Mendoni për këtë në këtë mënyrë: nëse merrni një fjalë të re një herë në ditë për dy muaj, së shpejti do të ndesheni si fjalëpunues mjaft i zgjuar dhe krijues.
Të pasurit e disa thënieve të përshtatshme është një tjetër shenjë e urtësisë. Qoftë nëse gjeni një thënie të mirë, shkruajeni atë dhe kthehuni tek ajo derisa ta mësoni përmendësh. Së shpejti do ta kuptoni se sapo të keni një rast të përshtatshëm për ta përdorur atë, atëherë do t’i mundni ata.
Përgaditja mund të jetë veqanarisht e dobishme nëse fokusoheni në njerëzit me të cilët jeni në takim.
Për shembull, nëse po merrni pjesë në një konference tregtie apo ngjarje të ngjashme-përpunoni zhargonin e biznesit tuaj duke shfletuar revistat tregtare ose faqet e internetit – do t’i impresiononi njerëzit duke ditur çështjet më urgjente dhe më të ndezura të momentit.
Përpunimi i njohurive të brendshme sikurse kjo i rrit gjasat që të mirëpriteni në rrethin e brendshëm dhe të trajtoheni me pak më shumë respekt sesa që do të trajtohej një i huaj.
Njësoj, nëse po bëni blerje për diçka të shtrenjtë sikurse vetura, njohja e zhargonit dhe detajet e vogla se si funksionojnë gjërat shpesh mund të çojë në një ofertë më të mirë nga shitësi.
E njëjta vlen edhe kur jeni një turist apo udhëtoni për biznes.Familjarizimi me zakonet dhe historinë lokale do të thotë se do të keni më pak gjasa ta vëni këmbën në gojë, apo ndryshe, ta turpëroni veten.
Një biznesmen fatkeq e mësoi këtë gjë në mënyrën e vështirë. Ai ishte gati ta mbyllte një marrëveshje në Brazil kur e bëri gjestin me dorë ‘’OK’’.Shumë pak dinte ai se në Brazil kjo domethënë krejtësisht diçka tjetër dhe është shumë e pasjellshme. Përderisa ky informacion mund të mos jetë në guidën tuaj të udhëtimit, ajo thjeshtë tregon se sa lehtë mundet komunikimi i keq ta prishë takimin apo të çojë dëm një marrëveshje.
Kështuqë, bëjeni pjesën tuaj për t’u siguruar që gjërat po shkojnë mirë duke e marrur kohën për t’u përgaditur ashtu siq mundeni.
Ideja kyçe 10
Aftësitë efektive telefonike mund ta zëvendësojnë mungesën e sygjerimeve vizuele.
Për shumë njerëz, të folurit në telefon nuk është mënyra ideale për ta bërë një bisedë. Disa studime tregojnë se njerëzit humbasin 30% të energjisë së zërit të tyre kur janë në telefon.
Por këtu janë disa teknika që do të mund t’i thirrnit ashtuqë veshët tuaj të cingërrojnë me lavdërim.
Kur i përgjigjeni telefonatës, bëjeni këtë në një mënyrë profesionale dhe të prerë. Kur thirrësi e identifikon veten, përshëndeteni atë sikurse do ta përshëndesnit një mik të largët. Në këtë mënyrë, ai do të ndihet ngrohtë dhe i mirëpritur, dhe ju do të jeni gati për një fillim të mrekullueshëm.
Gjithnjë mbane mend se, në telefon, njerëzit nuk mund t’i lexojnë shprehjet tuaja të fytyrës, gjuhën e trupit tuaj, apo gjestet me duar, prandaj varet prej jush që ta përktheni atë informacion vizuel në sygjerime verbale. Kjo do të thotë që në vend që të tundni kokën, sigurohuni që të thoni “uh-huh”, “Jam shumë i lumtur që e dëgjoj këtë” ose “Ju lutemi vazhdoni”, në mënyrë që ata të dinë se çfarë keni në mendje dhe se jeni plotësisht i angazhuar në biseda.
Për më tepër, njerëzit kanë tendenca ta ngrejnë kokën lartë kur e dëgjojnë emrin e tyre, ashtuqë të mund ta mbani vëmendjen e dikujt duke e përdorur emrin e tij më shpesh sesa që do ta bënit në një tjetër mënyrë. Por vini re përdorimit të kësaj në fjalim sy më sy, ngase thënia e emrit të një personi shpesh mund të tingëllojë sikurse ngacmim.
Kur dëshironi të bëni biznes përmes telefonit, nuk bëhet gjë nëse e pyesni gjithnjë personin tjetër nëse është koha e mirë për të biseduar, dhe të vazhdoni vetëm nëse është e qartë se ai/ajo ka kohë.
Gjithashtu nuk është e pazakontë që ta keni të vështirë të kaloni me asistentin kokëfortë të dikujt. Por këtu është një truk që mund ta provoni: në vend që të kërkoni të flisni me zonjën Smith, thjesht pyesni: “A është ajo sot?” Kjo nënkupton njohje dhe sugjeron që ju jeni një mik i ngushtë që meriton të vihet në krye të radhës së kthimit të telefonatave.
Megjithatë, nëse jeni ju që bëni kontrollin, ekziston një metodë për t’i bërë refuzimet pak më të lehta për telefonuesin. Lërini stafin tuaj t’u thotë atyre se do të rregullohen. Pasi ta mbani telefonuesin në pritje për një moment, kërkojini personelit tuaj të kërkojë falje dhe informoni telefonuesin se nuk jeni i disponueshëm. Kjo do t’i bëjë ata më pak të ngjarë ta marrin atë personalisht.
Me këto këshilla, duhet të jeni në rrugën tuaj për të përfituar sa më shumë nga çdo bisedë telefonike.
Ideja kyçe 11
Bëjeni më të mirën e çdo ndeje duke e bërë një hyrje të fortë dhe duke e marrë iniciativën.
Shumë njerëz marrin pjesë në ndeja vetëm për të kaluar kohë të mirë. Përderisa nuk ka asgjë të keqe me këtë, ju mundeni poashtu të keni më shumë ambicie. Ja ku janë disa këshillat se si mund të takoheni dhe t’i impresiononi lëvizësit dhe tunduesit në pjesëmarrje.
Edhe njëherë, përshtypja e parë është shumë e rëndësishme.
Me siguri keni dëgjuar për pop yjet se si kanë një prani të mrekullueshme skenike, apo jo?Ju mund ta keni të njëjtin magnetizëm dhe t’i bëni të gjithë t’iu shikojnë ju duke i bërë disa përgaditje dhe duke ditur si të hyni në dhomë.
Teknika për një hyrje dramatike është e thjeshtë: Para hyrjes, ndaloni në derë dhe skanojeni dhomën. Pasi të keni vëzhguar ambientet dhe t’i konsideroni ato të kënaqshme, mund të buzëqeshni dhe të futeni brenda. Kjo lloj hyrje dramatike sigurisht që do t’u bëjë përshtypje të pranishmëve.
Sapo të jeni brenda, duhet ta merrni iniciativën dhe menjëherë të gravitoni drejt personit më interesant në dhomë. Nëse rrini duke pritur që dikush të vijë tek ju, do të përfundoni si një lule muri për gjithë natën, me shumë pak mundësi për t’i takuar ata lëvizës dhe tundues.
Kur e keni vërtetë vëmendjen e pandarë të dikujt, është koha ta vini gjithë atë që e keni mësuar në pulsimin e mëhershëm në funksion-por ja ku është një këshillë bonus.
Kini kujdes me duart tuaja; shmangni gjestet që në mënyrë të ndërdijshme mund të regjistrohen si kërcënuese, sikurse shfaqja e nyjave të gishtave apo pjesë se pasme të dorës tuaj. Në vend të kësaj, përvetësoni një qëndrim të hapur dhe ftues, me shuplakat e duarve tuaja të kthyera përpara.
Mbani mend të dëgjoni, dhe të merrni shënime mendore për atë që po flet personi tjetër, ngase me gjasë do të rezultojë e dobishme më vonë.Kjo përfshin detajet personale që ata mund t’i zbulojnë dhe gjithçka tjetër që duket me rëndësi për ta. Duke i sjellur një prej këtyre detajeve në takimin tuaj të radhës, ju sigurisht do të lini një përshtypje të mrekullueshme.
Përmbledhja Finale
Mesazhi kyç në këto pulsime është:
Me kuptimin bazik të natyrës së njeriut dhe shprehive të njerëzve, çdokush mund të mësojë të jetë komunikues më i mirë dhe t’i përmirësojë raportet e tyre. Çdokush duhet ta dijë rëndësinë e lënjes së përshtypjes së mirë, si të përdor gjuhë trupi jokërcënuese dhe pozitive, si të japë lavdërim efektiv dhe si të vijë në takime i përgaditur me informacione të çmueshme. Me njohuri dhe me teknikë të mirë, ju jo vetëm që do të ndiheni me rehat dhe më me vetëbesim në bisedat tuaja por poashtu do të fitoni më shumë miq, dhe shpejtë do të ngriteni në shkallën e suksesit.
Këshillë vepruese:
Vizualizoni shprehitë e mira.
Para se të hyni në takim, imagjinojeni veten duke buzëqeshur, duke bërë kontakt me sy dhe duke praktikuar gjuhë të trupit. Vizualizimi mund të funksionojë si profeci vetë-përmbushëse, dhe të ndihmojë të siguroheni që takimi të shkojë mirë.
Mbani mend informacionet e çmueshme që njerëzit i zbulojnë rreth vetes.
Një truk i dobishëm është të shënoni fakte interesante në anën e pasme të kartëvizitës së një personi sapo të përfundoni së foluri me të. Më pas, herën tjetër që do të takoheni, mund t’i bëni përshtypje duke përmendur një ose dy detaje personale.
Keni komente?
Ne sigurisht se do të donim të dëgjonim çfarë keni për të thenë për përmbajtjen tonë!Prandaj thjesht dërgonani një email tek [email protected] me titullin e këtij libri si temë dhe ndani mendimet tuaja me ne!
Sugjerohet lexim i mëtejshëm: ”Miti i karizmës”, nga Olivia Fox Cabane
”Miti i Karizmës” (2013) e sfidon nocionin popullor se karizma është e trashëguar, duke argumentuar në vend të kësaj se secili mund të kultivojë karizmën e tij dhe duke bërë këtë mund të ketë një qëndrim më pozitiv, të gjejë më shumë sukses dhe t’i trajtojë pengesat me më shumë sukses.
Duke përdorur shembuj të gjerë të njerëzve karizmatikë, nga drejtuesit e shtetit, drejtorët ekzekutivë te punonjësit, libri gjithashtu përshkruan stilet e ndryshme të karizmës dhe mënyrën e praktikimit të demonstrimit të secilit, dhe ofron disa mjete dhe ushtrime të dobishme me të cilat mund të përmirësojnë mirëqenien e tyre psikologjike.